Nëse keni toka bujqësore dhe nuk i punoni, shteti do t’i japë me qira

    Të gjitha arat e braktisura, sipas ligjit të deritanishëm, është dashur të raportoheshin dhe për të njëjtat është paguar tatim më i lartë. Por askush nuk ka dalë vullnetar deri më tani për t’i raportuar arat e papunuara.

    Por sipas ligjit të ri, qytetarët nuk do të mund ta anashkalojnë këtë më tepër, gjegjësisht të mos i paraqesin arat e braktisura.

    Shteti do të bëjë regjistër për të gjithë tokën dhe do të regjistrojë me saktësi se cilat fusha janë braktisur.

    Nëse je pronar i tokës që nuk e kultivon, do të kesh disa zgjidhje për të reaguar, në të kundërt shteti do të ketë të drejtë të japë me qira arën tuaj.

    Ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski, sqaron se çfarë është planifikuar dhe si do të vijojnë këto procedura për “Skanim të tokës”.

    Ndryshe, ligji i ri për arat e braktisura pritet së shpejti të miratohet në Kuvend.

    Maqedonia e Veriut ka 540 mijë hektarë tokë bujqësore, prej të cilës për momentin nuk punohet 85 mijë hektarë tokë shtetërore dhe 90 mijë hektarë shtesë tokë private.

    Këto komente ministri i Bujqësisë, Nikollovski i tha për portalin maqedonas a1on.mk në emisionin “Scan”.

    Lajmi Paraprak

    Mbeturinat, problem i vazhdueshëm në rajonin e Pollogut

    Lajmi i rradhës

    Pse është e nevojshme të pastroni pjatalarësen?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë