Nëse miratohet propozimi francez, LD do të largohet nga Qeveria e Kovaçevskit

    Kreu i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se LD do ta tërheq mbështetjen ndaj Qeverisë aktuale në rast se porpozimi francez për zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë bëhet pjesë e korrnizës negociuese të Maqedonisë së Veriut me BE-në. Trajanov kërkoi nga kryeministri Kovaçevski që të merr qëndrim të qartë ndaj këtij propozimi, ndërsa tha se vendet mike të vendit tonë në BE nuk duhet ta votojnë këtë korrnizë negociuese.

    “I thërrasim qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut që përmes rrjeteve sociale, por edhe protestave ta tregojnë qëndrimin e tyre, revoltën e tyre ndaj kësaj kornizë negociuese, mendoj se jo para Qeverisë, por para Bashkimit Evropian të tregojmë se ka këtu qytetarë që janë kundër nënvlerësimit nga Bashkimi Evropian”, tha mes tjerash Trajanov.

    Ndryshe, komisioneri për Zgjerim të BE-së Oliver Varhei falënderoi liderin e partisë opozitare bullgare GERB, Bojko Borisov, i cili dje tha në një konferencë shtypi se, propozimi francez ishte i pranueshëm për partinë e tij. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Sela: Me reformat në parti, jemi të gatshëm për zgjedhje të parakohshme

    Lajmi i rradhës

    Samiti BE – Ballkani Perëndimor përfundon pa rezultate konkrete

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë