Netanyahu: Nuk na ndalon as Haga

    Ndërsa luftimet në Gazë po i afrohen 100 ditëve, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë një fjalimi theksoi se Izraeli do të vazhdojë luftën kundër Hamasit deri në fitore, dhe nuk do të ndalet nga askush.

    “Askush nuk do të na ndalojë, as Haga, dhe askush tjetër”, tha Netanyahu në një fjalim televiziv të shtunën në mbrëmje, duke iu referuar Iranit dhe aleatëve të tij.

    Kjo deklaratë vjen pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me seli në Hagë, ka mbajtur dy seanca dëgjimore mbi akuzat e Afrikës së Jugut se Izraeli po kryen gjenocid kundër palestinezëve, akuza këto që janë hudhur poshtë nga izraelitët.

    Gjithashtu, Afrika e Jugut ka kërkuar nga gjykata të urdhërojë Izraelin që të ndalojë ofensivën ajrore dhe tokësore.

    Kjo çështje para gjykatës botërore pritet të vazhdojë me vite, por vendimet e saj llogariten si mjaft të vështira për t’u zbatuar.

    Megjithatë, Netanyahu gjatë fjalimit e bëri të qartë se do të injoronte urdhrat për të ndalur luftimet.

    Ndryshe, Izraeli gjatë gjithë kohës ka qenë nën presionin ndërkombëtar për t’i dhënë fund luftës, e cila ka rezultuar në vrasjen e 23 mijë palestinezëve.

    Lajmi Paraprak

    “Asnjë mik nuk është aq besnik sa një libër”

    Lajmi i rradhës

    NUK KA FORMULARË, POR DUHET TË LËSHOHEN MBI 1 MILIONË PASAPORTA TJERA!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë