“Ju falënderoj që të vendosur qëndroni me shtetin e Izraelit dhe përkrahni të drejtën tonë për vetëmbrojtje nga sulmet terroriste”, kështu ka shkruar kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu në “Twitter”, ku sipas tij, mbështesin të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur nga sulmet terroriste, përcjell Nistori.
Në mesin e flamujve të shteteve që i ka vendosur kryeministri izraelit, gjenden Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Një gjë e tillë nuk ndodh me Kosovën, sepse Kosova nuk ka deklaruar zyrtarisht asnjë mbështetje ndaj situatës ndërmjet Palestinës dhe Izraelit. /Nistori/