Neziri: BDI për dy dekada luan bixhoz me fatin e qytetarëve

    Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet një komunikimi me median deklaruan se, BDI mbrëmë tentoi të kontrabandojë një vendim që u lejon atyre hapjen e një llotarie në bashkëveprim me llotarinë shtetërore, përcjell Nistori.

    “Deri në orët e vona deputetët e BDI-së, të mbështetur edhe nga LSDM tentuan që përmes komisionit juridikoligjvënës të miratojnë interpretimin autentik të nenit 7 të ligjit për lojrat e fatit që i hap rrugën hapjes së një llotarie në partneritet mes llotarisë shtetërore dhe investitorit privat. Gjithë këtë operacion ata tentuan ta bëjnë në mënyrën më të vrazhdë, duke anashkaluar edhe komisionin amë, atë për financa dhe buxhet me qëllim që sot të hynte në seancë plenare. Përveç kësaj mbrëmë ka ndodhur edhe një shkelje tjetër, ku të bindur se interpretimi do të kalojë, ata janë ngutur dhe shpalljen për hapjen e llotarisë e kanë publikuar në gazetë zyrtare pa një vendim të Kuvendit.” – deklarojnë ASh.

    ASh shton se, deputetja e BDI-së, Rina Ajdari i ka propozuar Kuvendit kërkesën për interpretim autentik, ndërsa në mënyrë eksprese, zv/kryeministri Artan Grubi ka dhënë mendim pozitiv në emër të Qeverisë.

    Sipas partisë opozitare, BDI për dy dekada luan bixhoz me fatin e qytetarëve tani duan të hapin edhe llotari në partneritet privat-publik, por derisa Aleanca për Shqiptarët të jetë në Kuvend, nuk do të lejojnë forcimin e këtyre dukurive devijante, ashtu siç nuk u lejua mbrëmë as miratimin e rendit të ditës ku ishte edhe kjo pikë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Qeveria: Nuk ka zgjatje të vitit shkollor

    Lajmi i rradhës

    TESTET COVID-19 | Laboratorët në RMV përfituan mbi 50 milionë euro

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë