TESTET COVID-19 | Laboratorët në RMV përfituan mbi 50 milionë euro

    Për teste për Covid,  në laboratore private, qytetarët kanë harxhuar mbi 50 milionë euro. Sipas analizës së portalit “Pari”, që nga fillimi i pandemisë e deri tani, janë bërë gjithsej 1.5 milionë teste. Për përllogaritjen e testeve ata kanë marrë shembull shumën mesatare për një test që është 2 800 denarë. Ndërsa, në fillim të pandemisë, për teste PCR janë paguar edhe nga 6 000 denarë, ndërsa më pas nga 2 500 denarë dhe më vonë, “Nikob-lab”, si laborator i ri, bënte teste me çmime promovuese prej 1 000 denarë. Testet e shpejta antigjen, që përbëjnë një të tretën e testeve të bëra, kanë qenë me çmime më të ulëta, mesatarisht 1 000 denarë.

    Çmimet momentale të testeve në laboratore private:

    Biotek            2 000 PCR       1 000    Test i shpejtë

    Nikob Lab      1 400 PCR        1 000    Test i shpejtë

    Avicena         2 000 PCR           900      Test i shpejtë

    Sistina           1 900 PCR           900        Test i shpejtë

    Klinika Zhan Mitrev       2 200       1 500    Test i shpejtë

    Të dhënat e tyre kanë treguar se për më shumë se 2 vite, janë bërë 2 013 928 teste për koronë. Prej tyre, vetëm 528 496 teste janë bërë në institucione shtetërore shëndetësore, 9 rezultate janë regjistruar nga laboratorë të huaj, kurse 1 485 423 janë bërë në laboratore private. Ose, llogaritur në përqindje, në shëndetësinë shtetërore janë bërë 26.2% e të gjitha testeve për koronavirus, kurse 73.8% janë bërë në sistemin shëndetëorë privat. Testimet për koronë janë bërë në 15 shtëpi shëndeti, dhe në 19 laboratore private.

    Nga aspekti shëndetësorë, numrat tregojnë se nga numri i përgjithshëm i testimeve, pozitive kanë dalë 309 310, ose 15.3% e testimeve të qytetarëve.

    Ndërsa për nga struktura e Covidit, teste PCR janë bërë 1 361 996 teste dhe teste të shpejta 651 932.

    Testet nuk janë bërë vetëm për shkaqe shëndetësore, një pjesë e tyre janë bërë edhe përshkak të protokolleve për hyrje dhe dalje nga vendi dhe përshkak të protokolleve të vendeve tjera, ku qytetarët kanë udhëtuar.

    Sipas të dhënave, lider në shëndetin publik për sa i përket testimeve është Instituti për Shëndet Publik, ku janë bërë 317 122 testime. Në vendin e dytë është Qendra për Shëndet Publik- Manastir me 41 039 testime dhe në vendin e tretë është Qendra për Shëndet Publik me 38 599 testime.

    Për spitalin “Sistina” dhe “Zhan Mitrev”, përfitimi në kohën e Koronës vetëm për shkak të testimeve, ka qenë 41 milionë euro më shumë se vitin 2020. /Shenja/

    Lajmi Paraprak

    Neziri: BDI për dy dekada luan bixhoz me fatin e qytetarëve

    Lajmi i rradhës

    Një projekt europian për gjuhën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë