Neziri: Me hyrjen e ASh-së, më së paku 64 deputetë do të votojnë qeverinë e re

    Xhelal Neziri / Fotografia: Nistori

    Analisti politikë Xhelal Neziri në “360 Gradë” në Alsat, derisa komentoi zhvillimet e fundit politike lidhur më ndryshimet në Qeveri, u shpreh se Qeveria aktuale me hyrjen e ASh-së në Qeveri ka mbështetje të sigurt në kuvend. Neziri madje tha se së paku 64 deputetë do të votojnë pro përbërjes së re qeveritare, përcjell Nistori.

    “Nuk kemi një pasqyrë të qartë se në cilën anë do të rreshtohen deputetët, posaçërisht pas këtyre ndasive të shkaktuara nga hyrje daljet e partive politike në Qeveri, ose në koalicionin qeverisës. Mirëpo sipas gjitha gjasave kjo qeveri, ose ky koalicion qeverisës ka një mbështetje të sigurt në parlament, pra ka një shumicë parlamentare të qëndrueshme, tani me hyrjen e ASH-së, dhe më së paku 64 deputetë do të votojnë qeverinë e re në pushtet ku bën pjesë edhe Aleanca për Shqiptarët”, deklaroi Neziri. /Nistori.

    Lajmi Paraprak

    Puna e shtetit nuk është tërheqëse për të rinjtë në Maqedoninë e Veriut

    Lajmi i rradhës

    Mollët, pjeshkat dhe qershitë e RMV-së janë më të prekurat nga sanksionet ruse

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë