Neziri: Në rrethin e dytë mund të ketë më pak votues, sesa që kanë dalë në rrethin e parë

    Në Magazina Ekonomike në Alsat M, analisti Xhelal Neziri, ka thënë se në raundin e dytë nuk mund të pretendohet të dalin më shumë votues, se sa që kanë dalë në raundin e parë.

    Ai ka sqaruar në detaje këtë gjë, duke theksuar se krejt kjo është si pasojë e koalicioneve parazgjedhore.

    “Mendoj se me koalicionet parazgjedhore, ajo votë e shqiptarve në komunat me etni të përziera, vota e komuniteti pakicë ka vendosur për rrethin e dytë, pra nëse në Shkup ka vendosur vota e shqiptarëve, në Tetovë vendos vota e maqedonëve. Mirëpo në këto zgjedhje, besoj se kjo formulë nuk vlenë, pasi që, kishim kishim koalicione parazgjedhore, pra ato vota veçse janë në konton e Petrov Shilegov dhe të Daniela Arsovska, pra vota që veçse kanë ardhur nga BDI, por edhe nga ASH dhe Alternativa, dhe në raundin e dytë nuk mund të pretendohet se do të dalin më shumë votues, se sa që kanë dalë në raundin e parë. Unë mund të them se mund të ndodhë e kundërta, pra të kemi më pak votues në raundin e dytë, se sa që kanë dalë në raundin e parë”, ka thënë Neziri.

    Lajmi Paraprak

    “Nëse fitojmë, do ta ekstradojmë Gruevskin në Maqedoninë e Veriut”

    Lajmi i rradhës

    Krzhallovski: Xhekpoti i këtyre zgjedhjeve është se kush e fiton Shkupin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë