Neziri: Protestat nga dita e parë ishin të mbushura me mllef kundër shqiptarëve

    Xhelal Neziri / Fotografia: Nistori

    Në “KlanDebat”, opinionisti Xhelal Neziri komentoi ngjarjet protestat e fundit të organizuara nga opozita maqedonase para Kuvendit, protesta ndaj propozimit francez. Neziri tha se është e çuditshme se si protestat fillojnë me gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve, përcjell Nistori.

    ”Ajo e cila ishte e çuditshme se ato protesta nga dita e parë ishin të mbushura me mllef ndaj shqiptarëve kishte thirrje kundër shqiptarëve, të cilët në procesin me Bullgarinë kanë luajtur rol kyç. Dhe këto persona janë të manipuluar se do të zhduket gjuha apo do të asimilohen, janë gjithë propaganda për të nxitur incidente” – deklaroi Neziri.

    Nga ana tjetër, edhe ish-politikani Nano Ruzhin tha se protestat kanë qenë të pritshme, sepse opozitarja VMRO-DPMNE gjatë gjithë kohës ka kërkuar protesta.

    ”Kjo edhe është pritur të ndodhë sepse siç e dini VMRO-DPMNE që nga zgjedhjet e kaluara ku fitoi kërkon me ngulm zgjedhje të parakohshme dhe paralajmëronte protesta, tani me rritjen e gjërave, kriza ekonomike, kriza e energjisë qytetarët janë të lodhur nga gjitha këto ngjarje” – deklaroi Ruzhin. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    KOMPENSIMET E FSHEHTA TË BANKAVE | Provizionet, pak nga pak bëhen shumë

    Lajmi i rradhës

    Kuvendi i Shqipërisë miraton rezolutën që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë