Nga 1 tetori rritje lineare e pensioneve prej 1000 denarëve

    Pensionist në Tetovë / Fotografia: Lirim Shabani

    Kryeministri Hristijan Mickoski sot konfirmoi se pensionet do të rriten nga 1 tetori.

    Siç theksoi Mickoski pas vizitës në Klinikën universitare të kardiokirurgjisë shtetërore, rritja e radhës do të jetë në pranverë.

    “Nga 1 tetori është korrigjimi fillestar i pensioneve, rritja lineare, e pastaj do të ketë edhe në pranverë. Me këtë do të rrumbullaksohet cikli i investimeve dhe do t’i rrisë pensionet në mënyrë lineare në një shumë totale prej 7.000 denarëve për pensionist, që tejkalon këto 5.000 denarët për të cilët folëm gjatë fushatës”, theksoi kryeministri, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

    Mickoski për vizitë në Klinikë ishte së bashku me ministrin e Shëndetësisë Azir Aliu dhe drejtorin e Fondit shëndetësor, Sasho Klekovski

    Lajmi Paraprak

    Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

    Lajmi i rradhës

    Tkurrja e popullsisë në 2024, RMV e pesta në botë me 2% më pak

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë