“Nga mali në det, çdo moment si një ëndërr”, pamje të mrekullueshme nga Saranda

    Shqipëria vazhdon të mbetet ndër destinacionet me të preferuara për qytetarët për të kaluar pushimet verore.

    Bukuritë e shumta natyrore, deti, e plazhi, bëjnë që qytetarët të kalojnë pushime të paharruara në Shqipëri.

    Shqipëria frekuentohet më së shumti gjatë sezonit të verës, ku qytetarët gjejnë rahati në plazhet e bukura të këtij vendit.

    Së fundmi, kryeministri Edi Rama, ka publikuar një video të qytetit të Sarandës, e ku pamjet e prezantuara janë tejet të bukura.

    “Mirëmëngjesi dhe nga Saranda me energji e ritëm për një sezon veror hit, ju uroj një ditë të mbarë”, kishte shkruara Rama në Facebook.

    Lajmi Paraprak

    VLEN: konstruktiviteti i mbrëmshëm e zbuti retorikën radikale të BDI-së

    Lajmi i rradhës

    Punëtoria në fshatin Vicë ku punohet çiftelia, sharkia, lahuta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë