Dalje më e vogël në zgjedhjet lokale që nga pavarësia e shtetit, partitë bëjnë thirrje për mobilizim në rrethin e dytë

    Foto: Nistori

    Para rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale të cilat duhet të mbahen më 31 tetor, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev me letër dërguar anëtarësisë bën thirrje për mobilizim dhe bashkim, ndërsa lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristian Mickovski bëri thirrje për opozitë të bashkuar, përcjell Nistori.

    LSDM në rrethin e dytë ka gjithsej 32 kandidatë në komunat dhe Qytetin e Shkupit, përderisa VMRO-DPMNE ka kandidatë në 28 komuna. Në kryeqytet, në rrethin e dytë kandidati i LSDM-së, Petre Shilegov do të luftojë kundër kandidates së pavarur Danella Arsovska.

    Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, kryetari Aleksandar Dashtevski publikoi se dalja në zgjedhjet lokale në rrethin e parë është 51,5 për qind ose më e vogla deri më tani që nga pavarësia e shtetit.

    Të dhënat e publikuara deri më tani në ueb-faqen për Zgjedhjet Lokale 2021 të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, tregojnë se më së shumti vota në rrethin e parë ka VMRO-DPMNE – 285.525, pastaj LSDM – 239.214, pastaj BDI – 103.805, ASH/A – 55.540, E majta – 50.181, Besa – 25.426 dhe PLD/RDM – 24.850.

    Në rrehtin e parë të zgjedhjeve lokale në vitin 2017, kishte 44,481 fletëvotime të pavlefshme dhe në zgjedhjet e vitit 2013, 38,787 fletëvotime të pavlefshme.

    Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në vitin 2020, kishte 31,564 fletëvotime të pavlefshme. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    ‘Udhëtimi i fundit’

    Lajmi i rradhës

    Paralajmërohet tubim ndërkombëtar në Kosovë nga e djathta serbe

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë