Nga nesër deri më 30 qershor EShS do të kryejë regjistrimin pilot të bujqësisë

    Nga nesër deri më 30 qershor Enti Shtetëror i Statistikave do të kryejë regjistrimin pilot të bujqësisë, i cili do të përfshijë një sërë fermash familjare dhe subjekte afariste që janë të regjistruara dhe të angazhuara në aktivitete që kanë të bëjnë me bujqësinë.

    Qëllimi kryesor i pilot regjistrimit, siç theksohet nga EShS, është testimi i metodologjisë dhe pyetësorëve për realizimin e Regjistrimit, si dhe aspektet organizative dhe profesionale të këtij aktiviteti.

    Për këtë do të vizitohen disa ekonomi bujqësore familjare në komunat e përzgjedhura (Ilinden, Kumanovë, Tetovë, Kavadar, Krivogashtani, Strumicë dhe Çeshinovë-Obleshevë), si dhe subjekte afariste në disa komuna: Ilinden, Gazi Babë, Kisella Vodë, Butel, Tetovë, Kumanovë, Strumicë, Manastir, Resnjë…

    Lajmi Paraprak

    Bllaca – vendi i poshtërimit tonë

    Lajmi i rradhës

    Ekspertët konstatojnë mangësi në ndërtimin e tavanit të çerdhes në Shkup

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë