Nga një muaj paraburgim të arrestuarve në veri

    Gjykata Themelore në Prishtinë u caktoi masën e paraburgimit prej një muaji pesë të pandehurve – I.Z., R.K., A.K., A.D. dhe M.D. – të cilët dyshohen për veprat penale: “kontrabandim me mallra”, “shmangie nga tatimi” dhe “tregti e ndaluar”.

    Veprat dyshohet se janë kryer në veri të Kosovës, ndërsa të pandehurit janë arrestuar gjatë një operacioni anti-kontrabandë që ka kryer policia atje, të mërkurën.

    Ky operacion është përcjellë me protesta të dhunshme të serbëve lokalë.

    Në përleshjet midis policisë dhe protestuesve janë lënduar 20 veta, në mesin e tyre zyrtarë policorë.

    Në njoftimin e Gjykatës Themelore thuhet se pesë të pandehurit kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës./REL/

    Lajmi Paraprak

    Veshjet e dimrit këtë sezon, kanë të gjitha këtë të përbashkët!

    Lajmi i rradhës

    Kryefjala e programeve politike në RMV akoma mbetet uji, asfalti dhe aspak projekte zhvillimore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë