Nga sot në Bullgari pa certifikatë të vaksinimit

    Bullgaria nga dita e sotme nuk do të kërkoj certifikata digjitale të vaksinimit për Kovid-19 nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe të disa shteteve tjera që hyjnë në territorin bullgar.

    Sipas njoftimit, personat që vijnë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Turqia, Rumania, Serbia, Hungaria, Polonia, Republika Çeke, Sllovakia, Izraeli dhe Egjipti kur hyjnë në Bullgari nuk u kërkohet më certifikata dixhitale Covid.

    Vendimi është marrë nga ministrja bullgare e shëndetësisë, prof. Asena Serbezova, me urdhër të lëshuar nga dita e djeshme.

    Po ashtu edhe trupave të NATO-s që marrin pjesë në stërvitjet ndërkombëtare dhe kontigjentet shumëkombëshe nuk do t’u kërkohet paraqitja e certifikatës dixhitale e vaksinimit.

    Lajmi Paraprak

    Studentët sot do të protestojnë ndaj sjelljes së profesoreshës Besiana Mehmedi

    Lajmi i rradhës

    “Fatkeqësisht ende nuk mund ta shpallim të “vdekur” Covid-19″

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë