Studentët sot do të protestojnë ndaj sjelljes së profesoreshës Besiana Mehmedi

    Studentët e Fakultetit të Arteve – drejtimi muzikor sot (13.04.2022) në ora 14:00 do të protestojnë kundër sjelljes jo-etike të profesoreshës Besiana Mehmedi, kështu njoftojnë nga grupi protestues për Nistori.

    Marshi protestues do të fillojë nga biblioteka e qytetit në Tetovë deri tek Universiteti i Tetovës. Protesta vjen për shkak se studentët nuk pajtohen me vendimin e rektoratit për rastin në fjalë. Dekanati i Fakultetit të Arteve dje vendosi që profesoreshës t’i japë vërejtje me shkrim, ndërsa studentëve t’u mundësohet që lëndët të cilat i ligjëron profesoresha Besiana Mehmedi të mund t’i mbajnë me një profesor tjetër.

    Rasti “Besiana Mehmedi”, publikohet audio incizimi i zënkës ndërmjet profesoreshës dhe studentit (Audio)

    Është publikuar një incizim në Youtube, në të cilin thuhet se është momenti i konfliktit në mes profesoreshës Besiana Mehmedi dhe studentit të Fakultetit të Arteve në Universitetin e Tetovës, Ardi Lena.

    Në videon e publikuar në Youtube, mund të dëgjohet se konflikti fillon kur profesoresha Mehmedi i kërkon studentit Ard Lena të flasë mësimet që i kanë marrë në orë.

    Pas fjaloses në klasë, përplasja verbale në mes studentit dhe profesoreshës Besiana Mehmedi vazhdon edhe jashtë klasës, ndërsa siç dëgjohet në incizim, ndërhynë edhe shefi i katedrës.

    Ndërkohë studenti Ardi Lena, e ka konfirmuar autenticitetin e kësaj bisede, e cila është vetëm në formatin audio.

    Gjatë ditës së sotme, u raportua se dekanati i Fakultetit të Arteve ka vendosur që t’i jep vetëm vërejtje me shkrim profesoreshës Besiana Mehmedi.

    Kurse studentët nuk u shprehën të kënaqur me këtë vendim. Ata madje paralajmëruan se do të bojkotojnë ligjëratat e Mehmedit dhe se do të dalin në protesta.

    Çfarë ka ndodhur?

    Studentët e Fakultetit të Arteve – drejtimi muzikor në Universitetin e Tetovës, akuzojnë profesoreshën Besiana Mehmedi për sjellje jo etike dhe kërcënime, për shkak të statuseve dhe pëlqimeve që bëjnë ata nëpër rrjetet sociale. Ato më 07.04.2022 nëpërmjet një pres konference për media shprehën revoltë ndaj profesoreshës, duke thënë se ankesat e tyre që i kanë parashtruar çdoherë kanë hasur në derë të mbyllura. 

    Studentët pohojnë se profesoresha në fjalë me vite të tëra ka përdorur gjuhë të urrejtjes dhe ofendime ndaj studentëve ku dhe njërës nga studenteve e ka kapluar gjendja e panikut brenda orës mësimore në ndërkohë kur profesoresha ka bërtitur dhe ka ofenduar studentin tjetër. Për këtë studentët kanë edhe raport mjekësor. 21 ditë më herët kanë dërguar ankesë deri te të gjitha instancat brenda Universitetit të Tetovës dhe deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët e RMV-së nuk detyrohen të mbajnë maska në hapësira të mbyllura

    Lajmi i rradhës

    Nga sot në Bullgari pa certifikatë të vaksinimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë