Nga vera e ardhshme, nuk do të mund të këndohet turbofolk në Ohër

    Koncertet turbo follk nga të cilat Ohri jehoi gjatë gjithë verës janë histori e përfunduar për qytetin, paralajmëron kryetari i Komunës Kirill Pecakov. Komuna do të bëjë përzgjedhjen se cilët këngëtarë do të mund të performojnë në stadium gjatë sezonit veror.

    “Kjo për Ohrin është histori e përfunduar së paku nga vera e ardhshme, sepse një parim i tillë i funksionimit, stadiumi mund të merret me qira nga kushdo. Ka një çmim dhe në bazë të asaj që do ta marrë me qira përcaktohet se çfarë do të bëhet  në stadiumin”, deklaroi Kirill Pecakov – Kryetar i Ohrit.

    Interpretues të shumtë nga rajoni, veçanërisht nga Serbia, performuan në Ohër këtë verë. Në disa prej tyre, publiku kryesor ishin të rinjtë, një pjesë e mirë e tyre edhe të mitur.

    “Nga viti i ardhshëm parimi do të jetë ndryshe, fillimisht duhet të marrim konfirmimin se çfarë ngjarje do të ketë, e më pas Komuna të vendos nëse do ta japë apo jo fonde për atë ngjarje. Do të ketë përzgjedhje”, shtoi deklaroi Kirill Pecakov – Kryetar i Ohrit.

    Përveç kësaj, buletinet e policisë për çdo ditë janë të vërshuara me drogë të gjetur dhe konfiskuar tek të rinjtë, po madje edhe gjatë mbajtjes së koncerteve, ndërsa edhe Ndihma e shpejtë kishte shumë punë. Edhe pse Ohri është qytet turistik, banorët mendojnë se duhet të vendoset rregull në mënyrën e jetesës së qytetit gjatë stinës së verës, e në raport me mbajtjen e ngjarjeve të shumta muzikore. Muzika e zëshme që dëgjohet në të gjithë qytetin shumë shpesh i lë pa gjumë mysafirët dhe qytetarët e Ohrit gjatë gjithë natës. Nga 1 qershori e deri më sot janë regjistruar më shumë se 90 shkelje të rendit dhe qetësisë publike, si dhe janë gjetur shkopinj, bokse metalike dhe thika në dhe përreth vendeve ku mbahen koncertet. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Analiza: Pas vdekjes të Prigozhin, kush do të jetë kundërshtari i Putinit në Rusi!

    Lajmi i rradhës

    Osmani: Maqedonia humb 1 miliardë euro në vit fonde nga BE, nëse nuk votohen ndryshimet kushtetuese

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë