Nikolloska: për policinë është shumë e rëndësishme se çfarë ka deklaruar nëna e Vanjës kur e ka denoncur rastin

    Profesoresha e fushës së Sigurisë, Svetllana Nikolloska në TV21, duke folur për rastin e 14-vjeçares, Vanja Gjorçevskës dhe 74-vjeçarit, Pançe Zhezhovskit, tha se shumë është e rëndësishme se çfarë ka deklaruar nëna e Vanjës në polici kur e ka denoncuar rastin, përcjell Nistori.

    “Shumë është e rëndësishme se si është vepruar, fillimisht kur është pranuar denoncimi i vajzës 14-vjeçare. Policia i kushton vëmendje asaj dhe shumë është e rëndësishme se kur ka humbur, ku ka shkuar, sa kohë ka kaluar nga zhdukja deri te denoncim, biseda me të denoncuarin, a kanë pasur probleme, nëse vajza ka pasur probleme, krejt kjo me qëllim që të konstatohet se nëse bëhet fjalë për zhdukje të fëmijës që ka pasur probleme, dhe ka ikur diku, apo bëhet fjalë për diçka tjetër, në këtë rast kidnapim. Shumë është e rëndësishme se çfarë ka deklaruar nëna gjatë denoncimit. Nga momenti që mëson nga udhëheqësja e klasës se vajza nuk ka qenë në shkollë, nëna ka pasur panik dhe e ka denoncuar. Shumë është e rëndësishme se çfarë ka thënë nëna. Në Polici shpesh herë arrijnë denoncime se ndonjë fëmijë e ka lëshuar shtëpinë, por merren me rezervë se nëse është te motra, apo te i dashuri. Policia vepron menjëherë, por i merr të gjitha informatat. Kjo është vrasje makabre”, tha Nikollovska.

    “Nuk është fëmijë, është e gjatë 1.75 centimetra” – profesoresha e Sigurisë thotë se duhet të tregohet si doli Vanja nga ndërtesa

    Nikolloska ka analizuar çdo informacion për vrasjen e dyfishtë, të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe të 74-vjeçarit, Pançe Zhezhovskit.

    Duke u ndalur te shfrytëzimi i dytë veturave për të kidnapuar Vanjën, Nikolloska thotë se ajo është e paramenduar, pasi e para ka qenë më e lartë dhe e ka fshehur veturën e dytë ku ka qenë vajza.

    “Shumë është me rëndësi të konstatohet motivi, por është shumë me rëndësi të konstatohet edhe lidhja e të dyshuarit me kryerësin. Sipas deklaratave të deritanishme, ka pasur lidhje. Vanja është zgjedhje e paramenduar e viktimës, nuk është e rastësishme, por duhet të konstatohet motivi. Nga ajo çfarë u prezantua në publik, nga të gjitha hetimet, nga incizimet, mund të shihet se këtu është vetura që është në pronësi të personit nga Velesit, kurse personi është denoncuar si i zhdukur. Ajo veturë duke u ngasur është sjellë në Shkup, dikush duhej të kishte informacion se në cilat rrugë nuk punojnë sejf-siti në Shkup. Njëri rast është në Veles, dhe për të punon policia e Velesit. Ai automjet ndoshta ka shkuar edhe nëpërmjet rrugëve të vjetra, por në Shkup ka ardhur në qendër. Nga qendra është marrë vajza. Pas kidnapimit të Vanjës tashmë janë dy vetura. Vetura e parë është më e lartë, dhe kjo është me paramendim. Atë çfarë duhet ta bëj policia, është se duhet të konstatohet në bazë të të gjitha kamerave, nëse ka në vetë objektin, nëse vajza ka dalë nga ndërtesa apo vepra është kryer në ndërtesë. A është ndërmarrë në ndërtesë diçka që të merret nën kontroll vajza. Nuk është ajo fëmijë i vogël që ta vjedhësh dhe të ikësh. Bëhet fjalë për vajzë 1.75 centimetra. Duhej ndokush të përdorte forcë, a është sulmuar, a është vendosur diçka që t’ia humb vetëdijen, në çfarë mënyre është paketuar dhe si është nxjerr nga ndërtesa”, tha Nikolloska.

    “Nuk mendova se dikush mund ta japë fëmijën e tij, por kur e pash babain me gishtat…”

    Nuk kam besuar se ndokush mund ta japë fëmijën e vet, por kur e pash babain me gishtat e çuar, nisa të dyshoj. Kështu shprehet profesoresha Nikollovska, teksa ka folur për vrasjen e dyfishtë, të Vanja Gjorçevskës dhe të Pançe Zhezhovskit.

    “Njeriu kur është në borxh dhe kur ka presion, nuk di se si të reagojë. Por besoj se askush nuk mund ta japë fëmijën e vet që ndokush ta vrasë. Ndoshta ka menduar se nuk do ndodh asgjë, se vetëm pak do ta frikësojnë nënën dhe do t’i japë paratë. Babai ka pasur informacione paraprake me të dyshuarin kryesor, dhe në kokën e tij është që ta mbrojë fëmijën e vet, dhe jo ta japë. Por, ajo çfarë pashë, babai bëri “like” drejt gazetarëve, dhe kjo më kthen të dyshoj në gjendjen e tij psikike. A është e mundur që babai ta bëj viktimë fëmijën e saj, a mund të lejojë që të kidnapohet fëmija i tij me qëllim që të eliminojë borxhet”, tha Nikollovska, e cila më vonë shtoi se “babai i Vanjës ngjan të jetë person labil”, deklaron profesoresha.

    “Pallevski është duke e zgjeruar rrethin e personave të përfshirë në rast” – thotë profesoresha e sigurisë

    Është për t’u habitur fakti se si edhe pse Llupço Pallevski – Pallço ka pasur 30 kallëzime penale, ende gjendet në liri. Kështu shprehet profesoresha e Fakultetit të sigurisë, Svetllana Nikolloska në ClickPlus dhe shtoi se ky është një indikator se pse Pallevski po e zgjeron edhe rrethin e personave të përfshirë në rastin e vrasjes së dyfishtë.

    “Shikojeni se si Pallevski është duke përfshirë gjithnjë dhe më shumë njerëz në këtë rast dhe po bën rreth të më shumë dyshuarve. Do të thotë njeriu ka ndikim te një rreth i njerëzve, të cilët duan t’i ndihmojnë, ndoshta numri i të dyshuarve edhe më tej do të zgjerohet”, tha më tej Nikolloska. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Xhaferi: kemi zero ditë burg për ndotësit e mjedisit

    Lajmi i rradhës

    Ushqimet që ju duhen kur merrni antibiotikë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë