Nikollovski: Kryeshefi i policisë së Tetovës do t’i takojë opozitës shqiptare

    Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, në intervistë për Alsat ka zbuluar ekskluzivisht se ministri i ri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, pozitën e kryeshefit të policisë në Tetovë do t’ia besojë opozitës shqiptare. Nikollovski, tha se Toshkovski do të kërkojë nga Bilall Kasami që të propozojë emrin e kryeshefit të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë dhe se një gjë e tillë do të jetë në funksion të zgjedhjeve korrekte dhe demokratike, përcjell Nistori.

    “Është një segment i rëndësishëm, në fakt është segmenti më i rëndësishëm sepse këtu në mënyrë operative punon MPB-ja. Ky vendim do të merret në ditët në vijim në konsultim me të gjitha strukturat relevante. Por, ajo që mundem ekskluzivisht për lajmet tuaja dhe për këtë intervistë të them është se në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë që përfshinë komunat e Tetovës dhe Gostivarit dhe komunat më të vogla që gravitojnë rreth këtyre dy komunave, ministri teknik për Punë të Brendshme, do të ketë takime dhe konsultime me kryetarin e Komunës së Tetovës dhe do të kërkojë nga ai që t’i jep sugjerim dhe propozim për kryeshefin e Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë. Kështu që, presim të kryeshefi i policisë në Tetovë të jetë i emëruar në konsultim me kryetarin e komunës së Tetovës dhe kjo është në drejtim të zgjedhjeve korrekte dhe demokratike sepse vlerësojmë se opozita që është formuar rreth partive politike të Izet Mexhitit, Bilall Kasamit dhe Afrim Gashit, meriton të ketë shansin për zgjedhje fer dhe demokratike sidomos duke pasur parasysh çfarë po ndodh me anëtarin e tyre në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve”, tha Nikollosvki.

    Nikollovski: Nuk jemi kundër kryeministrit shqiptar, por kundër kapacitetit të Xhaferit!

    Nikollovski tha se VMRO-DPMNE nuk ka problem me përkatësinë etnike të Xhaferit, por nuk e mbështetësin për shkak se ai dhe eksponentë të tjerë të BDI-së janë të komprometuar për shkak të aferave korruptive.

    “Ne nuk kemi problem me përkatësinë etnike, ne kemi problem me kapacitetin jo vetëm të Xhaferit por të gjithë strukturës politike që e mbështet. E dini se jemi kritik i zëshëm i asaj që BDI-ja e bën vitet e fundit në Maqedoni. E kemi thënë qartë se nuk i shohim si partner në të ardhmen. Nuk mendojmë se njerëz të komprometuar në atë mënyrë që për fat të keq pushtetin e përdorin për interesa personale mund ta çojnë vendin në një proces të qetë zgjedhor”, theksoi Nikollovski. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Të rinjtë në RMV më së shumti i tremben vetmisë, refuzimit dhe izolimit nga miqtë

    Lajmi i rradhës

    Si të hiqni ujin e tepërt nga trupi 

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë