Nikollovski: Të rrisim prodhimin vendor dhe të zvogëlohet varësia e vendit nga importi

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Ljupço Nikollovski deklaron se është arritur stabilzimi i prodhimit vendor në kushtet e krizës.

    “Kemi arritur të stabilizojmë prodhimin vendas ushqimor në kushte krize, nëpërmjet miratimit të Planit Kombëtar të Prodhimit Ushqimor dhe masave në Fondin Intervenues. Synimi ynë tani është të rrisim prodhimin vendas të kulturave të rëndësishme dhe në afat të gjatë të zvogëlojmë varësinë e vendit nga importi.

    Fermerët do t’i marrin subvencionet menjëherë dhe shumë përpara fillimit të sezonit. Prodhimi më i madh dhe rendimenti më i madh i kulturave esenciale është fokusi kryesor i modelit të ri të subvencionimit”, tha Nikollovski.

    Programi për mbështetjen e zhvillimit rural, shtoi ai po shndërrohet në një program investimi dhe zhvillimi për të mbështetur fermerët.

    Lajmi Paraprak

    Grubi ka paguar 100 mijë euro për 130m2, VMRO-DPMNE: Ai t’u shpjegojë qytetarëve si mund të blejë lokal kaq të lirë në qendër të qytetit

    Lajmi i rradhës

    Frikë dhe shpresë: Jeta e shqiptarëve në Ukrainë një vit pas fillimit të luftës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë