Nis furnizimi i shkollave me dëftesa

    Pas disa muajsh vonesë, Byroja për zhvillimin e Arsimit përfundimisht ka mbyllur çështjen e mungesës së dëftesave, të cilat nuk i’u shpërndan nxënësve në afatin e caktuar ne qershor, për vitin shkollor 2020-21. Siç tha drejtori Zekirija Hasipi, nga 17 gushti shkollat fillore dhe të mesme kanë nisur furnizimin me dëftesa, ndërsa nxënësve do t’u shpërndahen varësisht vendimit që secila shkollë do të marrë veçmas. Nga ana tjetër, mësimdhënësit që para përmbylljes së vitit shkollor kanë kryer të gjitha procedurat rreth vlerësimit të nxënësve, por ishin në pritje të dëftesave. Siç tha mësuesja Suzana Jakupi Kurbardoviç, dëftesat tashmë janë krijuar në formë elektronike bazuar në ditarin elektronik. Ajo shtoi se nuk përjashtohet mundësia që në këtë formë t’u shpërndahen edhe nxënësve, por siç tha ajo, vendimi përfundimtar u mbetet institucioneve përkatëse.

     “Sikur që po ecën koha gjithçka po digjitalizohet, duke filluar nga librat digjital që mendohet të startojnë në vitin 2021-22, si duket edhe puna e dhënies së dëftesave do të shkojë në mënyrë digjitale. Mirëpo, dhënia e dëftesave sikur ngjall disa emocione, edhe te ne arsimtarët por edhe te nxënësit. Dhënia e dëftesave, dhënia tradicionale e dëftesave ka një domethënie shumë të madhe -deklaroi Suzana Jakupi Kurbardoviq, mësuese Sh.f “25 Maji”- deklaroi Suzana Jakupi Kurbardoviç, mësuese.

    Edhe opozita maqedonase VMRO-DPMNE ka akuzur për vonesën e dëftesave.

    VMRO-DPMNE

    “Dhjetë ditë para fillimit të vitit shkollor, Carovska dështoi me dëftesat që ende nuk janë shkruar dhe ndoshta do të shkruhen në minutën e fundit,” thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së.

    Nga LSDM u përgjigjën duke thënë se VMRO-DPMNE duhet të ndalojë me shqetësimet e qytetarëve me lajme të rreme.

    LSDM

    “Në vend që të merret me krijimin e lajmeve të rreme dhe krijimin e pasigurisë në mesin e qytetarëve lidhur me gatishmërinë e institucioneve të sistemit dhe shkollave për organizimin e vitit shkollor, do të ishte mirë që VMRO-DPMNE më në fund të tregojë kapacitet dhe të përfshihet në procese në interes të nxënësve dhe ofrimit të arsimit të pandërprerë në kushte pandemie”.

    Për vitin shkollor 2020-21, me dëftesa janë furnizuar vetëm gjysmë-maturantët të cilët konkurruan në shkollat e mesme si dhe nxënësit të cilët duhej të vazhdonin shkollimin në shtetet e huaja./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Rreth 40 mijë qytetarë pa letërnjoftime të vlefshme

    Lajmi i rradhës

    Disa paralele Afganistan-Shqipëri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë