Rreth 40 mijë qytetarë pa letërnjoftime të vlefshme

    Rreth 40,000 qytetarë janë në pritje të letërnjoftimeve të reja, ndërsa ato të pavlefshmet u shkaktojnë probleme. Nëse keni letërnjoftim të skaduar dhe jeni fotografuar për një të re, vetëm me certifikatën e lëshuar nga Ministria e Brendshme, për momentin në bankë nuk mund të bëni transaksion, dhe nëse duhet t’i përditësoni të dhënat dhe nuk e bëni atë, llogaria mund të ju bllokohet. Kjo vjen pasi Ministria e Brendshme përdor një sistem tjetër, dhe nuk mund të lëshojë letërnjoftime sepse Kuvendi ende nuk e ka miratuar Ligjin për letërnjoftime, me të cilin i hapet rrugë përdorimit të emrit “Republika e Maqedonisë së Veriut” në dokumentet e identifikimit.

    MPB

    “Pasi vërtetimi (pjesa e aplikacionit) që qytetarët e marrin gjatë dorëzimit të kërkesës për letërnjoftim, si dëshmi se procedura për nxjerrjen e dokumentit të ri është në procedurë, nuk i përmbush politikat e brendshme të disa subjekteve afariste, MPB punon në gjetjen e zgjidhjeve procedurale me të cilat do të mundësohet qytetarët t’i realizojnë të drejtat e tyre nëpër institucione. MPB apelon deri te subjektet afariste, sidomos ato të sektorit bankar që t’i pranojnë vërtetimet e qytetarëve si dëshmi se procedura për nxjerrjen e dokumentit të ri është në procedurë gjegjësisht t’u dalin në ndihmë klientëve të tyre, për marrjen në kohë të të ardhurave të tyre të paguara mujore”.

    Sipas informacioneve të Alsat, me siguri nga java e ardhshëm, qytetarët që kanë vetëm vërtetim se janë në procedurë për nxjerrjen e letërnjoftimit apo pasaportës, do të mund të bëjnë transaksion nëpër banka, duke treguar letrën e MPB-së dhe dokumenti e pavlefshëm. Me to, do të mund  edhe t’i përditësojnë të dhënat. Por kjo zyrtarisht duhet ta mundësojë Drejtoria e kundërzbulimit financiar. Prej atje, për Alsat shprehen se kërkohet zgjidhje për qytetarët dhe se e njëjta pritet kah fundi i javës. Kryeministri Zaev konfirmoi se kërkohet zgjidhje që qytetarët nga banka të mund t’i marrin pensionet dhe ndihmat sociale, por edhe për kryerjen e transaksioneve të ndryshme. Por, problemi është më i madh. Këtyre qytetarëve u rrezikohet e drejta e votës.

    “I shqyrtojmë mundësitë për gjetjen e zgjidhjeve sesi ata qytetarë të mund të votojnë. Nëse kanë pasaporta do votojnë me to si dokument tjetër për identifikim që është e lejuar sipas kodit zgjedhor, por nëse nuk kanë pasaporta, që  sigurisht një pjesë nuk kanë dhe nuk kanë as letërnjoftime të vlefshme dhe  ato nuk vlejnë. Ministria e drejtësisë  bashkë me KSHZ-në kërkojnë zgjidhje për këtë problem”- deklaroi Zoran Zaev.

    Ligjin për letërnjoftime MPB e dorëzoi në Kuvend që  në muajin mars me plan që kjo zgjidhje ligjore të aplikohet nga 1  korriku. Prej atëherë kanë  kaluar 1 muaj e gjysmë, ndërsa tek në vijim deputetët duhet t’i shqyrtojnë më shumë se 1500 amendamentet e partisë  E  Majta, edhe pse më  1 gusht deputetët shkuan në pushim./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Masat e reja ngushtojnë rrugët e të pavaksinuarve

    Lajmi i rradhës

    Nis furnizimi i shkollave me dëftesa

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë