Një burrë në Londër është gjobitur me rreth 650 euro pasi hyri në stacionin e metrosë me “patina” në këmbë

    Një burrë në Londër është gjobitur me gjithsej rreth 650 euro (558 £) pasi hyri në stacionin e metrosë Whitechapel me “patina” në këmbë.

    John Cejas, 27 vjeç, u pa nga stafi i Transport for London (TfL) duke kaluar përmes barrierave, duke shkelur rregullin që ndalon çdo mjet me rrota në stacione apo trena.

    Ai u identifikua nga zyrtarët dhe pranoi të jepte të dhënat e tij.

    Rregullat e TfL ndalojnë përdorimin e biçikletave, patinave, skuterëve dhe hoverboard-ëve në hapësirat e metrosë.

    Rasti i tij ishte një nga më shumë se qindra procedime të ngjashme që TfL ka ndërmarrë kundër shkelësve të rregullave. 

    Lajmi Paraprak

    Humbja e peshës nuk fillon në pjatë, por në mendje

    Lajmi i rradhës

    Çfarë është nostalgjia, sipas Gabriel Garcia Marquezit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë