Një i dyshuar për sulm seksual në Shkup

    Prokuroria themelore publike Shkup inicoi procedurë kundër 21-vjeçarit për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepra të tjera seksuale ndaj një vajze 19-vjeçare, përkatësisht vepër penale nga neni 186 paragrafi 7 lidhur me pikën 1 të Kodit penal, përcjell Nistori.

    Më 14 janar, vajza ka hyrë në një qendër tregtare dhe derisa ka bërë pagesën në njërën nga arkat e ka vërejtur të dyshuarin i cili ka blerë në të njëjtin dyqan. E ka ndjekur për një kohë derisa vajza ka hyrë në një ndërtesë në afërsi të qendrës tregtare. Në hyrje e ka sulmuar dhe ka filluar ta prek. Viktima ka kundërshtuar dhe ka filluar të bërtasë, pas çka i dyshuari e ka liruar dhe ka ikur. Policia e ka gjetur dhe e ka privuar nga liria disa ditë më vonë.

    Prokurori publik deri te gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozim për caktim të masës së kujdesit – marrje të dokumenteve të udhëtimit dhe dokumenteve tjera për kalim të kufirit të shtetit, obligim që i dyshuari të paraqitet tek personi i caktuar zyrtar në gjykatë dhe ndalesë që t’i afrohet ose të vendos kontakte me viktimën.

    Gjykata solli vendim me të cilin i përcaktoi masat për sigurim.

        Lajmi Paraprak

        MASh paralajmëron reforma në arsimin e lartë: më pak programe, më shumë kontroll

        Lajmi i rradhës

        Hotelet në qendrat dimërore nën thjerrën e AUV-it

        Lajme tjera

        ËNDRRA PA FJETUR!

        Janë të shumtë ata që pretendojnë se bëjnë letërsi, duke shkruar “vjersha” e “përralla”. Sidomos, ky hov i…
        Më tepër

        Bashkohu

        Informohu në kohë