Një infermiere në ShBA u injektoi pacientëve ujë të thjeshtë!

    American NBC5 News raporton se disa pacientë në një spital lokal në Medford, Oregon kanë vdekur në rrethana të çuditshme, dhe se një hetim policor është duke u zhvilluar.

    Sipas burimeve të tyre, 9 ose 10 pacientë kanë vdekur si pasojë e një infeksioni të shkaktuar nga gabimi i një infermiere, e cila në vend të ilaçeve u ka injektuar ujë të zakonshëm rubineti.

    Të gjithë u infektuan për shkak të ujit të rubinetit që nuk është steril, sipas burimeve të tyre. Infeksioni që kanë marrë pacientët është shumë i rrezikshëm për personat në gjendje më të keqe shëndetësore, siç janë ata në reanimacion.

    “Mund të shkaktojë sepsë, pneumoni të rëndë, mund të infektojë të gjitha organet”, tha një nga mjekët e spitalit.

    Policia e Medfordit nuk pranoi të jepte detaje, vetëm duke konfirmuar se po hetojnë situatën.

    Për momentin, askush nuk është akuzuar për krimin. Mediat raportojnë se infermierja ka dashur të mbulojë abuzimin me stokun e ilaçeve të spitalit kundër dhimbjeve.

    Spitali njoftoi shkurt se ata ishin të mërzitur për gjithçka dhe se po bashkëpunonin me policinë.

    Lajmi Paraprak

    Makinat me targa RKS lëvizin lirshëm në Serbi

    Lajmi i rradhës

    Drin Ahmeti rrezikon deri në 10 vjet burg

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë