Një kryqëzim që u jep telashe edhe shoferëve me përvojë

    Shikoni situatën e trafikut në foto, pastaj përpiquni të jepni përgjigjen në më pak se një minutë.

    Komunikacioni në kryqëzimin, ku kryqëzohen rrugët me kalim të drejtë dhe rrugët pa të drejtë kalimi, rregullohet me ligjet e qarkullimit rrugor.

    Shikoni mirë situatën në foto dhe rregullimin e automjeteve në rrugë, pastaj mendoni se si do të lëvizë tramvaji nëpër kryqëzim, transmeton Telegrafi.

    Përgjigjja:

    Në kryqëzim kalojnë fillimisht mjetet që janë në rrugë me përparësi (mjeti i kaltër dhe mjeti i zi), që vijnë nga ana e djathtë e makinës së bardhë dhe më pas makina e bardhë.

    Më pas, në kryqëzim kalon tramvaji, i cili, edhe pse pret drejtimin e lëvizjes së mjeteve nga kahu i kundërt, gjithmonë ka përparësi në raportet e ndërsjella me mjetet e pasagjerëve me të cilët është në rrugë me të njëjtin prioritet.

    Në fund, në kryqëzim kalon makina e verdhë, e cila vjen nga ana e djathtë e makinës së policisë dhe pas makinës së verdhë kalon makina e policisë.

    Lajmi Paraprak

    Sekretari i OKB, Guterres: Gaza po shndërrohet në varrezë për fëmijët

    Lajmi i rradhës

    Momenti tronditës: ish-kampioni i bodybuildingut lëshoi skenën kur amerikani fitoi titullin, shkaku konflikti Izrael-Palestinë (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë