Një mësues për pesë shkolla! Shkak është bërë rënia e numrit të nxënësve

    Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë ka sjell uljen e numrit të nxënësve në arsimin parauniversitar.

    Isa Halilaj: Bie numri i fëmijëve, normalisht ulet dhe numri i mësuesve.

    25 mijë fëmijë më pak u regjistruan këtë vit shkollor , në krahasim me vitin 2021. Ky fenomen pritet të refletohet edhe në vitin e ardhshëm shkollor që nis në 12 shtator, e që vë në rrezik punën e mësuesve.

    “Ne kemi problemin që një mësues shkon në disa shkolla. Ka raste që një mësues të 5 ditët e javës të jetë në 5 shkolla të ndryshme. Për shkak të rënies së numrit të nxënësve ekziston frika në shumë shkolla, mësuesit do të hyjnë në pikëzim. Ndaj vazhdimisht I kemi kërkuar ministrisë së arsimit rishikimin e normave mësimore. Këtë nuk e kemi bërë vetëm që të ruajmë vendin e punës të mësuesve, por edhe për rritjen e cilësisë se arsimit”.- tha Isa Halilaj- Sindikata e Pavarur e Arsimit

    Sindikata e pavarur e arsimit propozon që krahas rënies së numrit të nxënësve, mësuesit të kenë më pak orë mësimore si dhe të ketë një diferencim të kohës në punë të mësuesve të rinj me të atyre që janë në prag pensioni.

    “Norma aktualisht është 20 orë mësimore në javë, për disa lëndë si edukimi muzikor, figurativ apo edukimi fizik është 22 orë dhe gjuhë letërsi në shkollë të mesme është 18 orë. I kemi kërkuar ministrisë së arsimit që norma mësimore për lëndët që janë në provim si gjuha shqipe, matematika dhe gjuha e huaj të jetë 18 orë.  Gjithashtu të ketë një ulje të shkallëzuar për orët mësimore për mësuesit që janë në 5 vitet e fundit të daljes në pension.”– tha Isa Halilaj- Sindikata e Pavarur e Arsimit

    Nga ana tjetër, përballë alertit të mësuesve që janë brenda sistemit arsimor me frikën e humbjes së vendit të punës, Top Channel mëson se janë 10 mijë arsimtare në pritje të përzgjedhjes përmes portalit ‘mësues të Shqipërisë’,pasi  në institucionet arsimore në zonat rurale një mësues mund të shpjegojë edhe lënde ku ai nuk është i profilizuar.

    Isa Halilaj: Është e përcaktuar te norma mësimore që një mësues matematike të jap edhe fizikën se është e vështirë që në një shkollë fshati të kesh nga një mësues për cdo lëndë.

    Sindikata e arsimit ngre shqetësimin se mësuesit ndeshen me shumë burokraci deri në punësim, gjë që sjell edhe mungesën e dëshirës të maturantëve për të pasur profesionin e mësuesit, teksa arsimtarët e punësuar me mbylljen e klasave prej largimit të nxënësve, nëse janë me fat do detyrohen të punojnë në disa shkolla, në të kundërt do të mbeten pa punë.

    Isa Halilaj: Kemi marr garanci që një pjesë e këtyre mësuesve që mund të dalin pa orë mësimore do të qëndrojnë mësues në dispozicion për të zëvëndësuar mësuesit me raporte. /tch/

    Lajmi Paraprak

    Cilat shtete botërore nuk kanë lumenj?

    Lajmi i rradhës

    Mariçiq: S’ka asgjë kontestuese në përmbajtjen e ndryshimeve kushtetuese

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë