“Një pjesë e madhe e politikanëve nuk janë të mirëseardhur për ngushëllime” – shprehet vëllai i Rexhail Qerimit (Video)

    Fotografia: Nistori

    Jetulla Qerimi – vëllai i Rexhail Qerimit (i dënuar me burg të përjetshëm për rastin “Alfa” i cili vdiq në burg javën e kaluar) gjatë marshit protestues për rastet e montuara politike tha se politikanët, veçanërisht ata të pushtetit nuk janë të mirëserardhur për ngushëllime për vëllain e tij, shkruan Nistori.

    “Ka pasë disa politikanë, edhe pse një pjesë e madhe – nuk kanë qenë të mirëseardhur. Për shkak se ne 13 vite kemi kërkuar drejtës, më shumë se 13 vite. Vazhdimisht na kanë gënjyer, thjesht na kanë gënjyer, se do të zbardhet rasti dhe në fund e pamë sesi u zbardh. Edhe pse në atë rast ka ende tjerë që janë të montuar. Do të thotë se edhe pas vdekjes ata po tallen me vendimet e gjykatave. Kur e shohim se maqedonasit, kërkesat e tyre pranohen, ndoshta për tre ditë – sjellin vendime, kurse ne 13 vite kërkojmë drejtësi dhe asessi drejtësia të vjen në binarë”, deklaron Qerimi për Nistori.

    Ai e vlerësoi si gënjeshtërt fjalimin e zëvendës ministrit të drejtësisë Agim Nuhiu në emisionin “Rruga drejt” Alsat (03.02.2022) në lidhje me rastin “Alfa”.

    “Ne dijmë rregullisht se politika e ka dirigjuar gjykatën. Nuk ka këtu dyshim se gjykatësit kanë marrë vendime vetë. Jo, vendimet dhe burgosjet me burg të përjetshëm janë marrë definitivisht nga partitë politike në pushtet”, shtoi para protestuesve Qerimi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    VMRO-Partia Popullore: Paga minimale të rritet menjëherë në 16 mijë denarë, për gjashtë muaj në 18 mijë denarë

    Lajmi i rradhës

    Barrierave me Shqipërinë po iu vjen fundi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë