NJË RREZIK TJETËR | Adoleshentët në RMV me “mbidozë” të internetit

    Shumica e tregimeve rreth adoleshentëve dhe internetit nënvizojnë rreziqet reale të ngacmimit kibernetik si dhe të mashtrimeve onlajn, që më së shumti rrezikojnë adoleshentët. Një rrezik tjetër? Adoleshentët vetë. Ata kalojnë shumë orë në rrjete sociale, duke marrë mesazhe të shumta gjatë ditës e deri në orë të vona të natës, duke shkarkuar këngë të ndryshme si dhe duke përditësuar Instagramin, e shumë aktivitete të tjera brenda ditës, të cilat ndikojnë shumë në gjendjen e fëmijëve tuaj si dhe mund të jenë shumë të rrezikshme. Pra, interneti ka influencë të madhe te fëmijët.

    Duke qenë se interneti është burim i jashtëzakonshëm i informatave nga më të ndryshmet, mund të themi se përdoret mjaft shumë. E ky përdorim i tepërt i internetit po konsiderohet si dukuri negative dhe me rreziksikshmëri të lartë. Rreziqet me të cilat ballafaqohen të rinjtë janë varësia, ekspozimi ndaj materialeve jo të përshtatshme, humbja e kohës, etj. Megjithatë, interneti ka edhe aspektet e veta pozitive sepse na ndihmon në ngritjen e potencialit për të mësuar dhe nxitë marrëdhëniet shoqërore.

    Për këtë problematikë shqetësuese, foli psikologja Laureta Shehu, e cila vë theks të veçantë mbi mungesen e asaj të cilën ajo e quan “njerëzorja”.  

    “Sigurisht, përpara se të gjithë të kishin një llogari në Instagram, adoleshentët ishin njëlloj të zënë si tani, por ata kishin më shumë gjasa të bënin bisedat e tyre në telefon ose personalisht kur dilnin. Mund të duken si lëvizje apo akte të parëndësishme, por ajo që ata po bënin ishte eksperimentimi, testimi i aftësive dhe suksesi apo dështimi në shumë ndërveprime të vogla në kohë reale që fëmijëve sot po u mungojnë. Tani, adoleshentët modernë po mësojnë të bëjnë pjesën më të madhe të komunikimit të tyre duke parë një ekran, jo një person tjetër”, deklaroi për KOHA, Laureta Shehu, psikologe.

    Rreziku tjetër i madh që vjen nga fëmijët që komunikojnë në mënyrë indirekte është se është bërë më e lehtë të jesh ngacmues.

    “Fëmijët dërgojnë mesazhe të të gjitha llojeve të gjërave që nuk do t’i mendonit kurrë në një milion vjet t’i thoshit në fytyrën e dikujt”, shprehet e shqetësuar psikologjia. Se çfarë duhet të bëjnë prindërit, ajo u takon atyre, por me doemos të japin një shembull të mirë se si duket përdorimi i shëndetshëm i kompjuterit apo telefonit.

    “Fëmijët duhet të mësohen të shohin fytyrat tona, jo kokat tona të përkulura mbi një ekran. Krijoni zona pa teknologji në shtëpi dhe orë pa teknologji kur askush nuk e përdor telefonin, përfshirë mamin dhe babin. Mos hyni në derë pas punës të thoni ‘përshëndetje’ shprejt dhe më pas direkt e tek emajlet e punës apo thirrjet e humbura. Jepuni atyre vëmendjen tuaj të plotë derisa të dalin nga dera. Dhe asnjëri prej jush nuk duhet të përdorë telefona në makinë për ose nga shkolla, sepse është një kohë e rëndësishme për të folur”, rekomandon Shehu.

    Dëmet nga përdorimi i rrjeteve sociale janë të shumta. Sipas studimit që mbërrin nga institucionet londineze, janë një sërë simptomash që lidhen me shëndetin mendor, ndër të cilat renditen ankth, pagjumësi, stres kronik, inferioriteti ndaj vetës, mungesë e aktivitetit sportiv dhe depresion. Dhe kjo është më e dukshme dhe ndikuese tek adoleshentët që i përdorin në mënyrë konstante rrjetet sociale. /koha/

    Lajmi Paraprak

    PADITEN 170 PRINDËR NË RMV – Refuzuan të vaksinojnë fëmijët!

    Lajmi i rradhës

    Do t’i jepet fund prerjes ilegale të druve në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë