Njerëzit në Maqedoni vdesin nga puna e tepërt, ekonomia i detyron të angazhohen për punë shtesë

    Puna e tepërt apo angazhimi pas orarit të punës rëndon fizikisht dhe psiqikisht punëtorët dhe çon në probleme shëndetësore, përcjell Nistori.

    Stresi, pagjumësia, lodhja, janë vetëm disa nga gjërat me të cilat përballen punëtorët në Maqedoni kur bëhet fjalë për shëndetin mendor, thotë psikologia Milka Ololoska. Ajo thotë se në vendin tonë, një pjesë e njerëzve janë në garë për mbijetesë, ndërsa të tjerët janë në garë për të përvetësuar sa më shumë kapital.

    “Çdo punë kërkon angazhim mendor, duke ofruar zgjidhje, dhënie idesh. Çfarëdo që të bëjmë, ne ngarkohemi mendërisht. Për shkak të punës, njerëzit vuajnë nga stresi kronik, dhe me këtë vjen shqetësimi i gjumit, ngrënia e parregullt. Nëse njerëzit nuk janë të kënaqur me punën, ata e sjellin atë edhe në shtëpi. Ata ndihen të tensionuar, të rraskapitur, të mbingarkuar, të shqetësuar dhe nuk shohin ndonjë qëllim apo perspektivë, por thjesht kërkojnë të mbijetojnë, për të siguruar ekzistencën e tyre. E gjitha është si një rreth vicioz. Gjërat në sistem janë të vendosura në atë mënyrë dhe kjo është arsyeja pse njerëzit nuk kanë ndonjë motivim. Madje edhe koha e lirë që kanë, për shkak të pandemisë dhe faktorëve të tjerë, ata nuk e kalojnë mir,” tha Ololoska.

    Dr. Lidija Çolakova-Dervishova, kryetare e Shoqatës së Mjekëve Privat të Republikës së Maqedonisë (SHMPRM) shpjegon se faktori i parë që njerëzit, përveç që punojnë 8 orë në ditë në një kompani, për të përmbushur nevojat e familjes, gjithashtu angazhohen edhe jashtë orarit të punës së rregullt, duke i bërë ata të rënduar fizikisht. Plus, popullata këtu tek ne nuk bën jetë të shëndetshme.

    Studimi i përbashkët i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONI) tregoi se në Ballkan, por edhe në Maqedoni, ka vdekshmëri të lartë të njerëzve për shkak të barrës së sëmundjeve që vijnë nga orari i gjatë i punës dhe punës profesionale intensive, përcjell Nistori. OBSH dhe ONI kanë arritur në përfundim se oraret e gjata të punës rrisin vdekshmërinë nga sëmundjet e zemrës dhe pikës në tru.

    Të dhënat e publikuara nga Instat, tregojnë se koha mesatare e punës gjatë vitit 2019 është 41.3 orë në javë, shumë më shumë se vendet europiane të cilët punojnë 30-35 orë në javë. Në rajon, mesataraisht më pak punohet në sektorin publik, ndërsa më shumë në sektorin e prodhimit me 46.3%. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kjo është deputetja që mori mandatin e Tom Doshit

    Lajmi i rradhës

    Teuta kampione pas 27 vitesh/ Gara e fortë deri në minutën e fundit për titullin e këtij sezoni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë