Ndryshimet kushtetuese pa grup të plotë pune?!

    Ndryshimet kushtetuese nuk duhet parë vetëm nga prizmi i vendit por edhe nga zhvillimet diplomatike në rajon dhe më gjerë. Ish ambasadori dhe anëtari i grupit të punës për ndryshimet kushtetuese, Nano Ruzhin në emisionin “Rruga drejt” tha se pavarësisht qëndrimeve VMRO-DPMNE-ja po të ishte në pushtet do ta bënte një gjë të tillë.

    “Jam i bindur se sikur edhe partia e Petrushevskit të vij në pushtet dhe të gjendet sipas tyre para një dileme ose vendimi të prerë, do ta ndryshoj kursin. Neve jemi shtet i vogël, ndërsa loja është shumë më e madhe dhe më komplekse nga ajo nëse neve e ndryshojmë ose jo kushtetutën”, deklaroi Nano Ruzhin, Anëtar i grupit të punës.

    Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski thotë se më një procedurë të tillë nuk mund të ketë ndryshime. Sipas tij, asnjë parti opozitare nuk është e përfshirë në proces dhe si i tillë nuk do të ketë sukses.

    “Për të nisur procedurë të tillë fillimisht duhet Kuvendi me shumicë prej 2/3 të fillon procedurë për ndryshimin e Kushtetutës. Më pastaj formohen komisione, përgatiten amendamente dhe në fund edhe njëherë me 2/3 votohet miratimi. Nuk është vetëm VMRO-DPMNE-ja e cila nuk ka deleguar njeri në grupin e punës, të tillë nuk ka as nga opozita shqiptare”, Brane Petrushevski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.

    Ministria e Drejtësisë akoma nuk ka publikuar listën përfundimtare të ekspertëve që do të marrin pjesë në grupin punues për ndryshimet kushtetuese. Ndërkohë presidenti Stevo Pendarovski ditë më parë tha se mbështet largimin e referencës 20 për qind nga Kushtetua duke vlerësuar se identiteti i një etnie nuk mund të fshihet pas numrave. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Mësimdhënësit dhe shoqatat e gjeografëve të revoltuar me konceptin e ri mësimor

    Lajmi i rradhës

    Ngrirja e çmimeve të fruta dhe perimeve nuk dha rezultate

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë