Njësia Speciale merr nën kontroll Manastirin e Banjskës, Sveçla: Policia ende vazhdon me aksionin

    Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se aksioni i Policisë së Kosovës në manastirin e Banjskës në Zveçan është duke vazhduar ende.

    Sveçla tha se Policia e Kosovës është në çdo cep të këtij territori ndërsa ka theksuar se janë duke punuar në identifikimin e personave brenda manastirit.

    Ministri e quajti sulmin terrorist dhe sulmuesit grup terrorist, duke shtuar se disa nga pjesëtarët janë edhe pjesë e mbrojtjes civile.

    “Ky është grup terrorist, duke qenë se kanë qenë të kyçur në akte terroriste. Policia e Kosovës është në çdo cep të këtij lokacioni aty ka në numër të pelegrinëve andaj jemi duke punuar që të identifikohen të gjithë do të punojmë që sulmuesit të mos infiltrohen si pelegrinë”- ka thënë ai.

    Sveçla ka njoftuar se deri më tani janë gjashtë të arrestuar dhe së paku 3 të vrarë nga grupi i armatosur.

    Ministri para gazetarëve ka thënë se aksioni i policisë po vazhdon.“Kemi gjashtë të arrestuar, dy nga ta të plagosur. Me uniformë dhe të armatosur dhe katër të tjerë që ishin në mbështetje të grupit me radiolidhje. Si dhe së paku tre sulmues të vrarë për të cilët janë duke u bërë procedurat e identifikimit. Me këtë rast Policia e Kosovës ka zbulu një sasi të jashtëzakonshëm të armatit. Lirisht mund të themi se ishin pajisje për disa qindra sulmues të tjerë. Përgatitjet ishin që një kohë që në mënyrë masive të sulmojnë Policinë e Kosovës dhe institucionet e Kosovës dhe seriozisht ta rrezikojnë integritetin e Kosovës. Këta kanë dështuar falë sakrificës së Policisë së Kosovës”- tha ai. /Kallxo/

    Lajmi Paraprak

    Roth: Të shohim këtë herë se si do të arsyetohet Vuçiqi

    Lajmi i rradhës

    Shukova: Nevojiten dhjetëra vite që të zgjidhet problemi me ajrin e ndotur në RMV

    Lajme tjera

    80 votat e pasigurta!

    Pushteti dhe opozita nuk lëvizin nga qëndrimet e tyre sa i përket ndryshimeve kushtetuese, konkretisht futjes së bullgarëve…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë