Njihuni me “Njeriun e Sharrit” – i riu që ka vendosur të “pushtojë” malet (Video)

    Fotografia: Nistori

    Gazetar | Emir Hamzi

    Një nga të rinjtë e Tetovës, ka vendosur që nëpërmjet pasionit të tij për ecjen në mal, dashurinë dhe gjurmimin për natyrën, të frymëzojë të tjerët të ndjekin ëndrrat. Ai është admirues i natyrës. I pëlqen të ecë përgjatë shtigjeve malore. Është koleksionist i gjërave të vjetra, por edhe i krijon ato me dorë të lirë – gjithmonë duke ia përshtatur periudhën kohore. Udhëton me biçikletë, por bashkë me këto ka edhe dëshirën për të nxjerrë mësime nga vendet që i viziton.

    Ecjet e gjata nuk vijnë natyrshëm te njeriu, sepse për shumicën mund të jetë vërtetë punë e vështirë, por soditja në natyrë padyshim është aktivitet shpërblyes, si në aspektin fizik, por edhe psikologjik.

    Nistori sjell një rrëfim që ndoshta do t’ju motivojë të lidhni këpucët tuaja dhe ndoshta të gjeni një kauzë të madhe për veten tuaj.

    “Unë jam Arsimi. Përpara se të filloni një projekt, nevojiten dy arsye: ndikimi dhe pasioni. Sa i përket personazhit “Njeriu i sharrit” dhe pasioni që e kam është çdo gjë që lanë paraardhësit. Bëhet fjalë për një të kaluar të afërme dhe jo për një të kaluar të largët…Më intereson mënyra e besimit, mënyra e ritualeve fetare. Më intereson se si të parët tanë kanë jetuar, sakrificat për mbijetesë, raporti me natyrën, muzika, raporti me kafshët, ushqimi. Në momentin që e shoh, më duket si arkeologjike, kjo është sa i përket pasionit. Ndërsa në lidhje me ndikimin, ka dy forma: ai jashtmi dhe i brendshëm. Ndikimi i jashtëm është se si popuj të kulturave të ndryshëm mundohen ta dokumentojnë, me qëllim për ta ruajtur kulturën e tyre. Kjo më nxit mua të mendoj, pse unë të mos e bëj një gjë të tillë”, thotë Arsim Idrizi, i njohur në rrjetet sociale si, “Njeriu i Sharrit”.

    Ai merret me Hike dhe Camping. Përveç kësaj, atij i interesojnë edhe esnafët në Pollog, përkatësisht rrëfimet e tyre dhe motivin për ta mbajtur gjallë traditën e një zanati. Ai thotë se kujdesi për të vjetrën dhe historinë si frymëzim ka qenë xhaxhai i tij.

    “Tetova ka shumë esnafë. Në Tetovë gjen shumë njerëz që merren me zanate. Mua më intereson edhe kultura e një mjeshtri, një rrobaqepësit, më intereson një samarxhi, një saraç, një çorbaxhi, një kovaç. Xhaxhai im ka jetuar në Zvicër 30 vite dhe si koleksioni të tij ka një lug dhe pirun – me të cilat është ushqyer atje në Zvicër për 30 vite dhe i ka vendosur në një kornizë. Për mua kjo ka shumë vlerë, sepse xhaxhai im kujton jetën dhe vështirësitë që ka hasur në jetë. Nëse kjo do të llogaritet si trashëgimi familjare – deponimi i gjërave të vjetra, mund të them se këtë që bëj edhe unë tani, e kam nga xhaxhai”, shton Arsimi.

    Si “primitive technology” ai ka krijuar një gotë të cilët e kanë përdorur populli, e quajtur “Kuksa”. Një televizion të modelit të vjetër e ka shndërruar në akuarium. Arsimi kur nuk arrin të gjej diçka që i pëlqen i improvizon vetë, siç është shpata “Katana”.

    Ka shumë arsye që një pjesë e njerëzve bëhen koleksionist të gjërave antike. Ato kanë shumë pikëpamje të ndryshme në lidhje me zotërimin e objekteve të vjetra. Për Arsimin, gjërat e vjetra i kujtojnë fëmijërinë, sakrificën dhe jetën e paraardhësve. Për të sendet kanë vlerë sentimentale. Ai i mbledh sendet e vjetra, i riparon dhe i ruan me kujdes të madh.
    Koleksionisit

    Ne e vizituam edhe ateljen e Arsimit. Një pjesë të ditës ai e kalon aty. Kreativiteti i tij ka bërë që të krijojë shumë gjëra interesant. Ai ka një mesazh për të rinjtë, të merren me ndonjë aktivitet, të kenë pasion çiklizmin apo çfarëdo qoftë që i bën dobi. Energjinë negative ta shndërrojnë në inate për të bërë diçka të mirë për shoqërinë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Çfarë e bëri Ukrainën të sulmueshme?

    Lajmi i rradhës

    Torres i kërkon Bidenit ta ndihmojë Kosovën të anëtarësohet në NATO

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë