Çfarë e bëri Ukrainën të sulmueshme?

    Arbër Zaimi

    Dobësia e saj shtetërore dhe ekonomike – vend i pasur me burime natyrore e njerëzore, por i pazhvilluar, me varfërinë ndër më të theksuarat në Europë. Pabarazia e madhe – sepse varfëria e moszhvillimi nuk erdhi nga asgjëja. Disa vjedhin shumë dhe përfitojnë nga moszhvillimi i shumicës: këta të pasuruarit janë oligarkët dhe politikanët e korruptuar.

    Përçarja e brendshme dhe polarizimi – teksa populli vazhdimisht ka ngritur krye kundër korrupsionit, politikanët dhe oligarkët kanë investuar në polarizim kinse-gjeopolitik për të mbrojtur vetveten. Protestat anti-korrupsion herë quheshin “të krijuara nga sorrosi”, herë “të nxitura nga Putini”, varësisht se kush ishte pala që mbrohej duke demonizuar protestuesit.

    Natyrisht që pabarazia e madhe ekonomike, polarizimi i skajshëm, varfëria e përgjithshme dhe dobësia shtetërore, krijojnë kushtet për infiltrimin e shumë vektorëve të huaj, të cilët shpesh synojnë t’i nxjerrim gështenjat e veta prej zjarrit me duart e popujve të tjerë.

    Pavendosmëria evropiane. Nëse Ukraina do të ishte në BE, pushtimi nuk do të kishte ndodhur. Sot duket sikur ka një unitet evropian sa i përket Ukrainës, megjithatë ende nuk janë të gatshëm ta pranojnë atë “me procedurë të shpejtuar”. Ende nuk janë të gatshëm të zgjidhin përfundimisht problemin as në Ballkan, me njohjen dhe pranimin e Kosovës.

    Hezitimi i NATO-s. Rusia e ka bërë të qartë se çdo vend jo-NATO nuk është i sigurt prej ndërhyrjeve të saj “neutralizuese”.

    Mësime për t’u nxjerrë: Unitet Shqipëri-Kosovë por edhe ndërpartiak në çështjen kombëtare, zvogëlim i pabarazisë, luftë ndaj oligarkëve dhe korrupsionit, forcim i ekonomisë, prodhimit, arsimit, shëndetësisë dhe ushtrisë, përqendrim i përpjekjes diplomatike te vendet që nuk e njohin Kosovën, brenda NATO-s dhe BE-së. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Bërns: Anëtarësimi i RMV-së në BE, interes strategjik për të gjithë

    Lajmi i rradhës

    Njihuni me “Njeriun e Sharrit” – i riu që ka vendosur të “pushtojë” malet (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë