Nota mesatare dy provimeve eksterne të maturës shtetërore në qershor të vitit 2021 (5 dhe 11 qershor) është 3.61 dhe është më e mirë nga matura paraprake shtetërore, në vitin 2019, kur suksesi mesatar ishte 3.48.
Rezultatet e testeve pothuajse të 15.300 maturantëve të cilët kaluan muajin e kaluar sot në konferencën për shtyp i kumtoi drejtoresha e Qendrës Shtetërore të Provimeve (QSHP) Elizabeta Naumovska, ndërsa nga ora 12:00 ato publikohen në tabelat shpallëse në shkolla dhe në sistemin matura.gov.mk
Naumovska tha se e shndërruar në notë, rezultati i kësaj mature është shumë mirë (4) për dallim nga viti paraprak kur nota ishte mirë (3). Kjo tregon, tha ajo, se maturantët edhe krahas kushteve të vështirësuara, kanë arritur rezultate më të larta dhe kanë treguar se kjo është mundësuar edhe me mësim onlajn. Megjithatë potencoi se kësaj gjenerate të maturantëve u është dalë në krah dhe provimet i kaluan sipas programeve të shkurtuara.
Nga provimi i gjuhës maqedonase dhe literaturë nota mesatare është 3.94, ndërsa e kanë kaluar 10.647 maturantë (në vitin 2019: nota ka qenë 3.69). Gjuhë shqipe dhe literaturë nota mesatare është 3.50, e kanë kaluar 3873 (në vitin 2019: 3.85); gjuhë turke dhe literaturë është arritur notë mesatare 3.57 prej 253 maturantëve (në vitin 2019: 3.73), suksesi i gjuhës angleze është 2.82 nga 13.033 që e kanë kaluar (në vitin 2019 suksesi ka qenë 3.07), gjuhë franceze kanë kaluar 31 nxënës dhe kanë arritur notë mesatare prej 4.58, ndërsa para dy viteve suksesi ka qenë 4.61; gjuhë gjermane kanë kaluar 135 me notë mesatare 4.56 (ë vitin 2019 është arritur 4.41), gjuhë ruse kanë kaluar 18 maturantë dhe është arritur notë mesatare 4.78 për dallim nga 4.07 në vitin 2019.
Matematikë kanë kaluar 1510 maturantë dhe kanë arritur sukses mesatar prej 4.07, që është më mirë nga viti 2019 kur është arritur 3.66. Në shkollat e artit provimi i dytë ekstern ishte për filozofi gjegjësisht estetikë. Filozofi kanë kaluar 13 maturantë dhe është arritur notë mesatare 4.23 (në vitin 2019 suksesi ka qenë 3.89) dhe estetikë kanë kaluar 63 dhe kanë arritur notë mesatare 4.03 për dallim prej 4.38 para dy viteve.
Vetëm dy nxënës janë paraqitur se janë të ndaluar për shkak të izolimit të kalojnë dhe njëri është paraqitur për afat shtesë që QSHP e mundësoi në fund të qershorit.
Maturantët kanë të drejtë të ankesës në afat prej tre ditëve gjegjësisht deri të mërkurën, me pagesë prej 1.500 denarë. Risi është që në ueb faqen на matura.gov.mk ka formularë të arritshëm dhe informata si t’i dorëzojnë ankesat, gjegjësisht ato dorëzohen në shkollë, e cila të skenuar do t’i vendosë në e-sistemin dhe do t’i dorëzojë në QSHP.
Prej të mërkurën komisionet e QSHP-së do t’i shqyrtojnë ankesat, dhe më 12 korrik do të tregohen rezultatet përfundimtare nga sesioni i provimeve të qershorit. Për ata që nuk do të dorëzojnë ankesa, këto do të jenë rezultatet përfundimtare.
Ata që e kaluan maturën shtetërore do të mund të regjistrohen në fakultet, ndërsa për ata që nuk e kanë kaluar, sesioni i ardhshëm për provime eksterne është më 11 dhe 13 gusht. Naumovska në konferencën për shtyp kumtoi edhe se QSHP përgatit konceptim të ri për maturën shtetërore që mund të zbatohet nga viti i ardhshëm shkollor.
Matura shtetërore në vend zbatohet nga viti 2007. Për shkak të pandemisë vitin e kaluar nuk ishte organizuar, ndërsa këtë vit sipas kompromisit ndërmjet Lidhjes së shkollave të mesme dhe Qeverisë, maturantëve u ishte mundësuar të hyjnë në dy provime eksterne të maturës në vend se në tre dhe sipas programeve të shkurtuara mësimore. Përveç provimeve eksterne, ata kishin edhe dy lëndë interne dhe detyrë projektuese. /Kohamk/