NP “Tetova Transport” ka funksionuar në humbje në gjashtëmujorin e parë të vitit, mësoni sa denarë është në minus (Infografik)

    Ndërmarrja publike “Tetova Transport”, sipas raporteve financiare të prezantuara në seancën e fundit të këshillit komunal të Tetovës, për gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka funksionuar në humbje. Nga 1 janari deri më 30 qershor, ndërmarrja ka realizuar të hyra prej 330.170 denarësh ndërsa të dala prej 3.222.079 denarësh, dallimi është negativ prej 2.891.909 denarëve. Opozita kritikoi se punësimi i militantëve partiakë ka rritur shpenzimet në këtë ndërmarrje. Më poshtë, Portalb.mk ju sjell raportet financiare të plota për tremujorin e parë dhe tremujorin e dytë të kësaj ndërmarrjeje.

    • TREMUJORI I PARË (01.01.2022-31.03.2022)

    Në këtë periudhë NP “Tetova Transport”- Tetovë ka realizuar të hyra të përgjithshme prej 7.600 denarëve. Shuma e përgjithshme e të dalave për të njëjtën periudhë është 481.461 denarë. Rezultati financiar është negativ në shumë prej 473.861 denarëve.

    Kjo ndërmarrje për tremujorin e parë ka realizuar të hyra në shumë prej 7.600 denarëve nga shitja e biletave nëpër kiosqe.

    Në tabelën më poshtë mund të shihen të dalat e kësaj ndërmarrjeje për periudhën 01.01.2022-31.03.2022:

    Në tremujorin e parë të vitit 2022 ndërmarrja publike “Tetova Transport”- Tetovë ka realizuar rezultat financiar negativ prej 473.861 denarëve.

    • TREMUJORI I DYTË, 01.04.2022-30.06.2022

    Në këtë periudhë NP “Tetova Transport”- Tetovë ka realizuar të hyra të përgjithshme prej 322.570 denarëve. Shuma e përgjithshme e të dalave për të njëjtën periudhë është 2.740.618 denarë. Rezultati financiar është është negativ në shumë prej 2.418.048 denarëve.

    Edhe në këtë periudhë ndërmarrja të hyrat i ka realizuar nga shitja e biletave edhe atë:

    Të hyra prej shitjes së biletave njëdrejtimëshe253.970 denarë
    Të hyra prej shitjes se biletave neper kioske64.800 denarë
    Të hyra prej shitjes së biletave personale mujore dhe vjetore3.800 denarë
    TË HYRAT E PËRGJITHSHME322.570 denarë

    Ndërmarrja gjatë kësaj periudhe ka realizuar të dala të përgjithshme prej 2.740.618 denarë, edhe atë:

    1.Rrogat neto112.000 denarë
    2.Shpenzime për tatime mbi pagën9.514 denarë
    3. Kontributet për sigurimet shëndetësore102.486 denarë
    4.Të punësuarit nëpërmjet agjencisë722.925 denarë
    I.SHPENZIME TË PËRGJITHSHME PËR TË PUNËSUARIT (1+2+3+4)946.925 denarë
    4.Materiale zyre, material për pastrim dhe mirëmbajtje31.807 denarë
    5.Shpenzime për naftë dhe derivate të naftës,889,513 denarë
    6.Shpenzime për furnizim me uniforma18,644 denarë
    II.SHPENZIME PËR LËNDË TË PARË DHE MATERIALE TË TJERA (4+5+6)939.964 denarë
    7.Shërbime për mirëmbajtje dhe servisim të autobusëve, pjesë rezervë165.271 denarë
    8.Shërbime për mirëmbajtje dhe servisim të aparateve fiskale, shërbime konsultative, regjistrime të autobusëve134.475 denarë
    9.Shëbime tjera për mirëmbajtje26.514 denarë
    III.SHËRBIME ME KARAKTER TË SHPENZIMEVE MATERIALE (7+8+9)326.260 denarë
    14.Shpenzime për personat me kontratë në vepër411.606 denarë
    15.Shpenzime për anëtarët e Këshillit Drejtues96.665 denarë
    16.Shpenzime për anëtarët e Këshillit për kontroll të punës materialo-financiare17.776 denarë
    18.Shpenzime për sigurime, shpenzimet e reprezentacionit, provizione bankare, taksa të ndryshme administrative1.223 denarë
    IV.SHPENZIME TË TJERA QË DALIN NGA PUNA (14+15+16+17+18)810.606 denarë
    TË DALAT E PËRGJITHSHME (I+II+III+IV+V)2.740.618 denarë

    Në tremujorin e dytë të vitit 2022 ndërmarrja publike “Tetova Transport”- Tetovë ka realizuar rezultat financiar negativ prej 2.418.048 denarëve, që i bie dy milionë denarë më shumë se në tremujorin e parë.

    Në ilustrimin e mëposhtëm mund të shihet një pasqyrë e përgjithshme financiare.

    NP Tetova Transport, raporti financiar, infografik: Portalb.mk

    Sipas raportit të punës të ndërmarrjes, për periudhën prej 01.01.2022 deri më 30.06.2022 NP “Tetova Transport” – Tetovë kishte planifikuar gjithsej të hyra prej 8.650.500 denarësh si dhe shpenzime prej 8.650.500 denarësh, por nga shifrat e mësipërme shohim që kjo nuk është realizuar.

    Në këtë gjashtëmujor ndërmarrja ka transportuar 12.698 udhëtarë (apo aq bileta ka shitur). Sipas raportit të punës të ndërmarrjes, në këtë periudhë, nuk ka pasur qarkullim të biletave mujore dhe vjetore, si dhe nga udhëtarët me bileta të personalizuara.

    Numri i punonjësve në këta gjashtë muaj është 16.

    Këshilltarët nga opozita, gjithsej 14, nuk votuan që këto dy raporte financiare të kalojnë në këshill, por me votat e shumicës, gjithsej 16, këto dy raporte u miratuan.

    Opozita kritikoi ndërmarrjen se përse ka dalë në humbje. Një nga pikat për të cilat opozita kritikoi ishte se përderisa ndërmarrja është me raport financiar negativ janë punësuar militantë partiakë kështu duke rritur shpenzimet për rroga.

    Lajmi Paraprak

    Bllokohet rruga në Rudarë, dëgjohen sirenat në veri

    Lajmi i rradhës

    Sali demanton Grubin: Poliklinika e Sarajit nuk është përfunduar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë