“Nuk duhen vetëm deklarata, por edhe vepra në luftën kundër korrupsionit”

    Nuk duhen vetëm deklarata, por edhe vepra në luftën kundër korrupsionit, thotë ish-gjyqtarja në Strasburg, Margarita Caca Nikollovska. Në këtë mënyrë ajo në fakt po komenton edhe deklaratat e kryeministrit, ministrave, por edhe përfaqësuesve të drejtësisë, të cilët janë pajtuar me qëndrimet e ambasadorëve të SHBA-së, Bashkimit Evropian, Gjermanisë e të tjerë, në lidhje me sundimin e ligjit në vend. Sipas Nikollovskës, në vendin tonë të folurit ka qenë gjithmonë në fokus kur ndodhin dukuri negative, por ajo që realisht mungon është zbatimi i ligjeve.

    “Ajo që më shqetëson më shumë është se këto deklarata janë bërë pas deklaratave të ambasadorëve, dhe korrupsioni ka kohë që ekziston dhe të gjitha deklaratat e tyre janë në atë drejtim, se korrupsioni ekziston dhe duhet ta luftojmë. Ata janë të parët që duhet të tregojnë se si duhet të luftojmë dhe të ndërmarrim aktivitetet, që janë në kompetencat e tyre”, deklaroi Margarita Caca Nikolovska – ish gjykatëse në Strasburg.

    Nikollovska thotë se thirrjet e institucioneve të huaja për të luftuar korrupsionin janë rezultat i mosveprimit të institucioneve. Këtu përfshihen institucionet si nga pushteti ekzekutiv ashtu edhe nga ai gjyqësor. Gjykatësja thotë se është logjike që ambasada amerikane të kërkojë llogari për miliona dollarët e investuara në vend në luftën kundër korrupsionit.

    “Nuk ka gjyqtar, nuk ka prokuror që nuk ka qenë në një lloj arsimimi në Amerikë dhe Evropë. Ai arsimim, çfarë efekti solli dhe çfarë efekti solli tek njerëzit që ishin të arsimuar? Fatkeqësisht, ne nuk pamë shumë…”, u shpreh Margarita Caca Nikollovska – ish gjykatëse në Strasburg.

    Nikollovska thotë se më së shumti është lënë pas dore edukimi. Siç shton, ajo ka qenë dëshmitare e shumë gabimeve gjatë aktiviteteve të gjetjes së provave, ngritjes së aktakuzave, si dhe në aktgjykime, madje ka hasur në avokatë që nuk kanë ditur as të shkruajnë lutje. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Drejtori i ri i ASK-së vjen nga Departamenti që bëri lëshim në dhënien e shtetësisë së Onishçenkos

    Lajmi i rradhës

    SHTRENJTIMI I RRYMËS | OPM: Një e treta e kompanive në RMV mund të mbyllen

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë