“NUK GJENDEN SHENJA DHUNE TE TË VDEKURIT” | MPB dyshon se nënë e bijë nga Sllatina kanë vdekur nga helmimi

    Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me Prokurorinë Themelore Publike të Tetovës janë duke ndërmarrë masa dhe aktivitete për zbardhjen e ngjarjes në fshatin Sllatinë të Tetovës, ku dje janë gjetur nënë e bijë të vdekur, njofton Nistori.

    Informacionet e para nga autopsia, të njoftuara sot nga MPB, tregojnë se helmimi është si shkak i mundshëm i vdekjes së personave, andaj nga të ndjerit janë marrë mostra për analiza shtesë toksikologjike për të përcaktuar shkakun e helmimit.

    “Te të ndjerit nuk janë konstatuar gjurmë të tjera dhune. Gjithashtu, me urdhër të prokurorit publik do të merren mostra të gjakut dhe urinës nga anëtarët e tjerë të familjes – babai dhe një fëmijë tjetër, për të kontrolluar praninë e mundshme të toksinave edhe në to. Po ndërmerren masa të tjera për qartësimin e plotë të rastit”, tha MPB.

    Lajmi Paraprak

    Praktikoni këto zakone, nëse dëshironi një marrëdhënie më të mirë me fëmijët

    Lajmi i rradhës

    Rajoni, peng i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, apo i normalizimeve të secilit me secilin?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë