Në tre qytete të Maqedonisë nuk ka asnjë të infektuar me COVID-19

    Pandemia COVID-19 ditët e fundit në Maqedoninë e Veriut “e ka ndalur hovin”.

    Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, nga numri i përgjithshëm i testimeve që bëhen në baza ditore, numri i të infektuarve është më i ulët se 1 përqind.

    Ulja e transmetimit të sëmundjes COVID-19, ka bërë që në tre qytete të vendit të mos ketë asnjë rast aktiv. Në Dojran, Demir Kapi dhe Dibër nuk ka të infektuar me coronavirus.

    Ndërsa në Pehçevë ka vetëm 1, kurse në Berovë, Vallandovë, Bogdanci dhe Makedonski Brod ka tre raste aktive.

    Ndërkaq nga ana tjetër numri më i lartë i rasteve aktive me COVID-19 vazhdon të jetë në Shkup (1000 raste).

    Ndryshe, numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 155.169, prej të cilëve 147.301 janë shëruar, ndërsa 5.369 kanë ndërruar jetë. Kurse numri i përgjithshëm i rasteve aktive është 2.499./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Autobusi i shpejtë nëpër Çair, projekt i (pa) realizueshëm!

    Lajmi i rradhës

    Shfaqjet e gatimit mund t’i ndihmojnë fëmijët të ushqehen më mirë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë