NUK ISHTE E VËRTETË! Qytetarët e RMV-së ende nuk mund të udhëtojnë në Gjermani

    Ende nuk është e mundur të udhëtosh në Gjermani për arsye turistike, njoftoi sot Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, duke kërkuar falje për informacionin që publikuan të shtunën kur informuan se qytetarët e Maqedonisë se mund të udhëtojnë në Gjermani për arsye turistike. Tani ata thonë se vendimi, për fat të keq, nuk është ende në fuqi, përcjell Nistori.

    “Ky vendim nuk është në fuqi, edhe pse ne si aeroport kemi morëm informacion nga partnerët tanë se qytetarët e Maqedonisë do të mund të udhëtojnë pa dhënë një arsye thelbësore për udhëtimin, ndërsa i njëjti informacion qëndronte në sistemet tona të aviacionit ku azhurnohen rregullat / kufizimet e fundit të udhëtimit për shkak të Covid-19 të cilat vlejnë për vende të ndryshme. Në ndërkohë, ne kemi marrë informacion të korrigjuar se ende nuk është e mundur të udhëtosh në Gjermani për arsye turistike dhe ne e ndajmë këtë me ju. Ne kërkojmë falje për gabimin e paqëllimtë”, njoftojnë nga aeroporti.

    Ata shtojnë se aktualisht janë duke pritur informacione të hollësishme nga institucionet përgjegjëse dhe Ambasada përgjegjëse dhe sa më shpejt të jetë e mundur do ta ndajnë me opinionin. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

    Lajmi i rradhës

    Ç’do të thotë të jesh revolucionar sot?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë