Nuk ka barazi gjinore vetëm me angazhime deklarative

    Platforma për barazi gjinore, e cila është e përbërë nga 27 organizata joqeveritare, përmes një letre të hapur u bën thirrje parashtruesve të listave të kandidatëve/kandidateve për Zgjedhjet lokale 2021 të tregojnë minimum kapacitet demokratik dhe të sigurojnë baraspeshë gjinore në listat zgjedhore, ndërsa partitë politike t’I mbajnë premtimet e veta dhe të tregojnë angazhim për barazi gjinore në praktikë përmes listave të balancuara gjinore të kandidatëve në zgjedhjet lokale.

    Sipas tyre, përfaqësim të barabartë mes kandidatëve/kandidateve do të thotë edhe mundësi të barabarta për zgjedhje edhe të grave edhe të burrave në garën për kryetarë komunash dhe vetëm me hapa praktikë mund të shohim ndryshime thelbësore dhe përmirësim të barazisë gjinore në sferën ekonomike, sociale, politike dhe në të gjitha sferat e tjera të shoqërisë.

    “Për momentin kemi vetëm gjashtë kryetare të komunave përkundër 75 kryetarëve. Ky disbalanc I cili I reflekton rezultatet zgjedhore të vitit 2017, është vetëm përsëritje konsekuente e traditës, e cila I bën grate të padukshme në zgjedhje. Gratë vetëm deklarativisht kanë të drejtë të zgjidhen dhe të zgjedhin të jenë të përfaqësuara. Të përkujtojmë, në zgjedhjet lokale në vitin 2013 u zgjodhën vetëm katër kryetare të komunave përkundër 76 burrave kryetarë të komunave, ndërsa në vitin 1996 dhe 2009 nuk pati asnjë kryetare komune”, përkujtojnë nga Platforma.

    Pjesëmarrja të konsiderueshme dhe relevante politike, shtojnë, do të thotë minimum përfaqësim prej 40 për qind të grave dhe burrave në jetën politike dhe publike.

    “Si propozuese të listave zgjedhore, partitë politike janë edhe roje të portave që e lehtësojnë hyrjen dhe suksesin e individëve në politikë. Përkujtojmë se nuk ka mungesë të grave të kualifikuara dhe me përvojë, të cilat mund të ndërmarrin funksione politike, por barrier shoqërore dhe strukturore për përfshirjen e tyre. Prandaj, ato duhet të jenë më të dukshme dhe të inkurajohen për t’u përfshirë në garën politike”, theksojnë nga Platforma.

    Theksojnë se është posaçërisht me rëndësi të përmendet se edhe në programet zgjedhore të partive, pjesa më e madhe e tyre premtonin avancim të pjesëmarrjes politike të grave, përfshirë edhe në nivelin lokal.

    “Por, edhe përkundër këtyre angazhimeve, pabarazia gjinore është e pranishme në pothuajse të gjitha nivelet e sundimit, si në nivel lokal, ashtu edhe në pushtetin ekzekutiv, ku nga gjithsej 16 ministri, vetëm katër kryesohen nga grate. Angazhimet declarative nuk e avancojnë faktikisht barazinë gjinore”, porosisin nga Platforma./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Nga zjarri digjet në tërësi një restorant në Zhelinë

    Lajmi i rradhës

    Tetë këshillat se si të rrisni fëmijë inteligjentë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë