Nga zjarri digjet në tërësi një restorant në Zhelinë

    Nga zjarri i cili shpërtheu në orët e hershme të mëngjesit tërësisht është djegur një restorant në Zhelinë.

    Gjashtë zjarrfikës të Njësitit Territorial të Zjarrfikësve Tetovë menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes me dy automjete zjarrfikëse, me ç’rast shuarja e zjarrit ka zgjatur mbi tri orë.

    “Një njësitin territorial të zjarrfikësve në orën 4 e 8 minuta është bërë denoncim se ka një zjarr në rrugën e vjetër nga Tetova drejt Zhelinës. Ne menjëherë kemi dalë në vendin e ngjarjes dhe u përcaktua se një restorant po digjet. Pati edhe bombula ksigjeni të cilat paraqisnin rrezik. Intervenuam dhe zjarri u lokalizua në orën 7 e 20 minuta. Nuk ka të lënduar ndërsa është shkaktuar dëm i madh material”, informoi Uka Aliti, komandant i Njësitit territorial të zjarrfikësve Tetovë.

    Ndryshe zjarrfikësit e Tetovës çdo ditë kanë intervenime. Dje i kanë shuar dy zjarre, njërin në një shtyllë elektrike në Xhepçishtë dhe i dyti në qiell të hapur në afërsi të Teqes në Tetovë./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Softueri izraelit | Dyshime se telefoni i Macron është spiunuar nga Maroku

    Lajmi i rradhës

    Nuk ka barazi gjinore vetëm me angazhime deklarative

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë