NUK KA DORËHEQJE, POR PËRMIRËSIM TË POZICIONIT BULLGAR – Petkov paralajmëron formimin e grupeve shtesë të punës me RMV-në

    Kryeministri bullgar Kiril Petkov në intervistën për emisioni javor Panorama në televizionin kombëtar bullgar lidhur me kontestin ndërmjet Sofjes dhe Shkupit, thotë se bëhet fjalë për një proces të lëshimeve, por për një proces të përmirësimit.

    Siç njofton AIM nga Sofja, përcjell Nistori, i pyetur nëse Bullgaria duhet t’i bëjë lëshime Republikës së Maqedonisë së Veriut, Petkov theksoi se e ka bërë shumë të qartë se cilat janë hapat e ardhshëm me shtetin fqinj.

    Ai sqaroi se Bullgaria do të përmirësojë pozicionin e saj me grupe pune shtesë për ekonominë, infrastrukturën, kulturën, në lidhje me aspektin e masave dhe politikave për hyrje dhe ndihmë, kapacitetet e Maqedonisë së Veriut në mënyrë që të kenë sukses në hapërimin drejt anëtarësimit në BE.

    Kryeministri i ri bullgar deklaroi se Qeveria kishte caktuar një afat prej gjashtë muajsh dhe për këtë e kishte deklaruar qartë dhe kategorikisht atë afat. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Vuçiq: Serbia është i vetmi shtet që nuk ka probleme me Maqedoninë e Veriut

    Lajmi i rradhës

    Vazhdon konfiskimi i mjeteve piroteknike, MPB me aksion në Kumanovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë