Nuk ka financa për rrugën Tetovë – Prizren

    Puna e Komisionit dypalësh për përcaktimin e trasesë së rrugës Tetovë-Prizren është mbyllur. Tash do të duhet që dy qeveritë, respektivisht ajo e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, të gjejnë mënyrat e financimit të rrugës. Këtë e ka thënë zëvendësministri i Transportit Bekim Rexhepi.

    Sipas tij, pala kosovare ka marrë përsipër që këtë rrugë ta vazhdojë deri në autostradën Ibrahim Rugova, për qasje më të lehtë drejt Shqipërisë.

    “Tani më është çështja e projektimit të këtij projekti shumë të rëndësishëm. Ndërmarrja për rrugë shtetërore e ka vendosur në programin e saj dhe do të duhet që të bëhet projektimi i rrugës që do të lidhë Kosovën me Maqedoninë. Pra, është kërkuar nga pala kosovare që të bëhet edhe një lidhje nga Prizreni me autostradën Ibrahim Rugova, për të vazhduar me pjesën me Shqipërinë. Besoj se do të duhet që të takohen edhe Ministritë e Financave që të përcaktojnë koston financiare dhe mënyrën se si do të bëhet financimi i kësaj rruge”, tha Rexhepi.

    Sektori i biznesit kërkon që më në fund të dy qeveritë, edhe ajo e Kosovës ajo e Maqedonisë së Veriut të marrin guximin ta realizojnë këtë rrugë. Sipas Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri Perëndimore, dy qeveritë duhet patjetër që të gjejnë mënyra që ta ndërtojnë këtë rrugë sepse do të ketë beneficione në të ardhmen.

    “Edhe pse ka një kosto të lartë financiare, të dy qeveritë duhet të gjejnë fonde që ta bëjnë atë investim. Nëse ka nevojë edhe me kredi të ndërtohet, por duhet të realizohet sepse ai investim në të ardhmen do të sjellë përfitime sepse qendrat dimërore do të zhvillohet por edhe turizmi do të avancohet më shumë. Është faktorë i rëndësishëm nëse lidhet me Rrugën e Kombit, por më shumë dobi do të kishte turizmi”, thotë Kasam Zendeli, anëtarë i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri Perëndimore. Akuza në drejtim të qeverisë për mos realizimin e projekteve infrastrukturore me Kosovën, ka drejtuar edhe U.D Kryetari i ASH-së, Arben Taravari.

    “Kurti e promovoi lidhjen e Prizrenit me Tetovën, që të shkurtohet rruga prej dy orëve në 30-40 minuta. Nga pala kosovare veçmë ka hapa konkrete, ndërsa nga ana jonë asgjë nuk përmendet, së paku të fillohet edhe me fizibilitetin apo projektimin, kështu që në anën tonë kjo rrugë është e harruar”, thotë Taravari.

    Sipas studimit të fizibilitetit, parashihet të ndërtohet një tunel me gjatësi prej 6.4 kilometra, kurse traseja kryesore do të kalojë përmes fshatit Brodec, ndërsa sipas palës kosovare kjo rrugë do të kushtojë rreth 150 milionë euro. /koha/

    Lajmi Paraprak

    AMDhP: KUJDES ME TË DHËNAT PERSONALE!

    Lajmi i rradhës

    Jetesa në Maqedoni më e shtrenjtë se në Europë!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë