Nuk ka “ilaç” për të ndaluar migrimin e qytetarëve të RMV!

    Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut këmbënguli në mbajtjen e një regjistrimi të popullsisë, por edhe dhjetë muaj pas publikimit të rezultateve të para, ende nuk ka një plan se si të luftohet zhvendosja. Në dy dekada, Maqedonia e Veriut humbi rreth 9 për qind të banorëve të saj. A ka punëtorë të mjaftueshëm në një qytet për të hapur një fabrikë? Autoritetet lokale, institucionet dhe biznesi tani mund t’u përgjigjen më lehtë këtyre pyetjeve, sepse pas një ndërprerjeje prej gati 20 vitesh, në vitin 2021 Maqedonia realizoi regjistrimin e popullsisë. Rezultatet filluan të publikohen gradualisht nga fundi i muajit mars 2022. Ka mbetur edhe një grup të dhënash, të cilat Enti i Statistikave pret të publikohen brenda muajit mars të këtij viti. Megjithatë, dhjetë muaj pas fillimit të publikimit të të dhënave, shteti nuk është deklaruar se çfarë do të bëjë për të reduktuar emigrimin, pavarësisht se regjistrimi i popullsisë ka treguar se Maqedonia tani ka 1.83 milion banorë, 185 mijë më pak se regjistrimi i mëparshëm i vitit 2002.

    Duhet të bëhet një regjistrim për të ditur sa njerëz janë larguar, pa të dhëna të reja as shteti dhe as bizneset nuk mund të planifikojnë zhvillimin, këmbënguli Qeveria përpara se të zhvillonte operacionin statistikor. Por pas regjistrimit të popullsisë, deklaratat u qetësuan. Kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk e komentoi regjistrimin e vitit të kaluar në prill, menjëherë pas shpalljes së rezultateve të para.

    Përkundër faktit se regjistrimi është i rëndësishëm për planifikimin e zhvillimit ekonomik, në Maqedoni fokusi ishte në numërimin etnik. Pikërisht për këtë dështoi regjistrimi i vitit 2011, ndaj vendi funksionoi me të dhëna të vjetra për dy dekada. Kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski, në fjalimin e tij vjetor, tha se regjistrimi i popullsisë konfirmoi se “rreziku më i madh për sigurinë tonë kombëtare mbetet zhvendosja”. “Murtaja e bardhë vazhdon të shkatërrojë kombin”, thotë Pendarovski dhe shton se sipas parashikimeve të Kombeve të Bashkuara, deri në vitin 2050, nëse vazhdojnë këto tendenca, vendi do të ketë vetëm rreth një milion banorë nga dy milionë që kishim kur konstituuam shtetin. Është e nevojshme që sa më shpejt të arrihet një konsensus dhe strategji e gjerë kombëtare për këtë çështje, e cila do të përcaktojë të ardhmen tonë shumë më tepër sesa ndryshimi i Kushtetutës”, tha presidenti i vendit.

    Regjistrimi i popullsisë dhe amvisërive në Maqedoni është kryer nga 5 deri më 30 shtator 2021. Opozita dhe shumë parti dhe organizata të bashkësive më të vogla etnike kundërshtuan dhe nuk i njohin rezultatet. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Qeveria i dha notë proteste, ambasadori sqaron deklaratën e ministrit britanik për shqiptarët

    Lajmi i rradhës

    TREGTARËT NË MAQEDONI, NË VEND TË ÇMIMIT, PO ULIN SASINË!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë