Nuk ka përgjegjësi për mbikëqyrjen e dështuar për punën e “Behtel Enka”

    Askush nga Qeveria nuk dëshiron ta komentojë dështimin e tenderit për përzgjedhjen e një kompanie që duhet të mbikëqyrë punën e Behtel-Enka. Alsat ka dy ditë që po përpiqet të marrë përgjigje nga Qeveria, por prej aty na drejtuan në kabinetin e zv/kryeministrit të pare dhe njëherësh ministër i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve mes Komuniteteve, Artan Grubi. Nga kabineti i tij na njoftuan se sot ka shumë punë dhe nuk ka kohë të jep deklaratë para kamerës, ndaj na kanë dërguar përgjigje me shkrim.

    “Komisioni i Ankesave ndaj Prokurimeve Publike vendos për kundërshtimin e ‘IGH’ pas vendimit të investitorit për ndërprerjen e procedurës pasi kompania ‘IGH’ nuk ka dorëzuar garanci bankare brenda afatit të caktuar”, njoftojnë nga Kabineti i Grubit.

    Tashmë, sipas procedurave, në varësi të vendimit të Komisionit të Apelit, duhet të shpallet tender i ri, i cili do të ishte i hapur për 30 ditë. Për momentin mbetet dilema nëse dikush do të mbajë përgjegjësi për tenderin e dështuar për mbikëqyrjen e punimeve të autostradave të paralajmëruara nga Behtel-Enka.

    Ndryshe, ekspertët në këtë rast kanë hedhur dyshime për korrupsion dhe gare jo të drejtë për ndërtimin e autostradave.

    “Që kur u paralajmërua projekti se Qeveria planifikon që biznesin e ndërtimit të autostradave nëpër Maqedoni t’ia jep Behtel-Enka-s, dolën me qëndrim nga Komisioni Kundër Korrupsionit, nga ku vlerësuan se bëhet fjalë për kufizim të konkurrencës”.

    Përkundër vërejtjeve të ekspertëve, Gjykata Kushtetuese vendosi që të mos ngrejë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit përmes të cilit kjo kompani e huaj e fitoi punën pa tender. Behtel – Enka, sipas planit të Qeverisë, duhet të ndërtojë autostradat nga Korridori 8, Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe Trebenishtë – Strugë – Qafë-Thanë, si dhe pjesën nga Korridori 10/D, Prilep – Manastir.

    Lajmi Paraprak

    Verifikojmë: ‘Mashtrimet’ e opinionit nga politikanët kosovarë dhe serbë

    Lajmi i rradhës

    Brenda një dite, 60 autobusë konstatohen me defekte

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë