NUK KA PROVA TË MJAFTUESHME PËR TË PARABURGOSUR BEKIM NEZIRIN

    Gjykata kryesisht vepron në bazë të dokumentacionit/provave të bashkangjitura të dorëzuara nga PThP dhe MPB dhe në bazë të bindjes së lirë gjyqësore, theksojnë nga Gjykata Themelore Penale Shkup pas reagimeve që kanë rezultuar nga vendimet e kundërligjshme të Gjykata për zhvillimet në M-NAV, përcjell Nistori.

    Nga Penalja theksojnë se opinioni duhet të njihet me të dhënat përkatëse për ngjarjen, duke i kushtuar vëmendje fshehtësisë së hetimeve dhe me të vetmin qëllim për të hedhur poshtë të gjitha spekulimet e paverifikuara që po plasohen, të cilat ndikojnë në procedurën e prokurorisë gjyqësore.

    “Përkatësisht, është e padiskutueshme se ka ekzistuar një ngjarje nga aspekti penalo juridik, andaj për të mundësuar mbarëvajtjen e procedurës penale, përkatësisht hetimin nga prokurori kompetent, gjykata e konsideron të nevojshme sigurimin e prezencës së të dyshuarve. Megjithatë, duhet ditur se urdhri hetimor për ngjarjen konkrete përfshin 8 persona dhe deri më tani vetëm për katër është paraqitur propozim për përcaktimin e masave për sigurimin e pjesëmarrjes, si dhe dëshmi për përfshirjen e tyre”, thuhet në reagimin e Penales.

    Lidhur me ngjarjen penalo juridike theksojnë se natyra juridike e veprës nga neni 303 paragrafi 2 i K.Penal që u ngarkohet është se: “Kushdo që kryen vepër që rrezikon ose mund të rrezikojë sigurinë e aeroportit të trafikut ajror ndërkombëtar, duke përdorur një pajisje, substancë ose armë, në mënyrë të paligjshme dhe me qëllim të kryerjes së një akti dhune ndaj një personi në aeroport për trafikun ajror ndërkombëtar që shkakton ose mund të shkaktojë lëndime të rënda ose vdekje, ose shkatërron apo dëmton pajisjet, objekte ose një avion, i cili nuk është në trafik dhe ndodhet në një aeroport për trafik ajror ndërkombëtar”.

    “Në rastin konkret, sipas përshkrimit të dhënë të veprimeve të ndërmarra nga të dyshuarit dhe në lidhje me provat e dorëzuara në mbështetje të propozimit, në këtë moment nuk rezulton se të dyshuarit i kanë plotësuar plotësisht kushtet e parapara për vepër penale, gjegjësisht që me veprimet e tyre mund të shkaktojnë lëndim të rëndë, vdekje, ose shkatërrim apo dëmtim të pajisjeve, objekteve ose avionit, i cili nuk është në komunikacion, dhe ndodhet në një aeroport për komunikacion ajror ndërkombëtar. Gjegjësisht, nga ana e PThP-së Shkup nuk është paraqitur asnjë provë – dokumentacion mjekësor për lëndimet e pretenduara të shkaktuara, nuk ka të dhëna për pranimin e kallëzimit penal nga i dëmtuari. Ai nuk është dëgjuar në Prokurorinë Publike të Shkupit, as nuk janë dorëzuar prova nëse vërtet ka ndodhur lëndim i rëndë dhe për çfarë lëndimi bëhet fjalë. Për më tepër, nuk specifikohet mënyra se si veprimet e ndërmarra kanë shkaktuar ose mund të kenë shkaktuar shkatërrimin ose dëmtimin e pajisjeve, objekteve ose avionit, i cili nuk është në trafik dhe ndodhet në një aeroport për trafik ajror ndërkombëtar”, thekson Gjykata, përcjell Nistori.

    Njëkohësisht, sipas njoftimit, sipas inspektimit të jashtëzakonshëm të Agjencisë së Aviacionit Civil (AAC), është konstatuar se nuk ka shkelje apo kërcënim për sigurinë e trafikut ajror, si dhe nuk ka asnjë ngjarje apo incident të rëndë lidhur me zhvillimin e sigurisë së komunikacionit ajror, siç tha drejtori i Agjencisë – Tomislav Tuntev.

    Penalja po ashtu thekson se pas pranimit të ankesës nga PThP Shkup për masat e shqiptuara, Këshilli Penal do të vendosë shtesë, i cili mund ta konfirmojë apo ndryshojë vendimin.

    Më 5 janar të këtij viti, gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Penale ka urdhëruar masë sigurie ndaj katër personave, mes të cilëve Bekim Neziri, ish-ministër, këshilltar i drejtorit të M-NAV-së dhe kryetar i degës së BDI-së, të dyshuar për rrezikim të sigurisë së trafikut ajror. Ata së bashku me katër persona të tjerë, të cilët janë në kërkim, më 4 janar kanë hyrë në zyrat e M-NAV-së, ku ka ndodhur një incident.

    “Sipas nenit 146 paragrafi 1 të Kodit Penal, të dyshuarve u ndalohet largimi nga vendbanimi, përkatësisht vendqëndrimi, detyrimi për t’u paraqitur në gjykatë, konfiskimi i dokumentit të udhëtimit, përkatësisht ndalimi për dhënien dhe ndalimi i komunikimit me të dëmtuarin, si dhe komunikim reciprok”, njoftoi atëherë Gjykata.

    Për shkak të zhvillimeve në M-NAV, Qeveria në seancën e së martës më 9 janar ka paralajmëruar shkarkimin e menaxhmentit të kompanisë, si dhe janë paralajmëruar edhe kontrolle të jashtëzakonshme për funksionimin. Prokuroria Themelore Publike Shkup ka hapur procedurë hetuese kundër tetë personave për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer vepër penale si bashkëkryrës – Rrezikimi i sigurisë së komunikacionit ajror nga neni 303 paragrafi 2 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Popandonova: çmimet ende janë të larta në RMV, pavarësisht se vazhdojnë të bien

    Lajmi i rradhës

    Mexhiti: korrupsioni në RMV është i përhapur si epidemi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë