“NUK KA SHUMICË PËR NDRYSHIMET KUSHTETUESE” | Mickoski beson se tani prioritet duhet të kenë qytetarët

    Ajo që mund të konkludoj është se shumica nuk ka shumicën për amendamentet kushtetuese dhe në bazë të këtij konkluzioni, pasoja logjike e ngjarjeve është shpërbërja e Kuvendit, formimi i qeverisë teknike dhe kalimi në zgjedhje të parakohshme parlamentare, theksoi sot lideri i opozitës VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski, pas takimit të liderëve politik në Kuvend, përcjell Nistori.

    Ai kritikoi qeverinë për atë që u diskutua në mbledhjen e kryesisë. Ai theksoi se në vend të problemeve reale me të cilat po përballen qytetarët aktualisht, është diskutuar për hapjen e Kushtetutës dhe ndryshimet kushtetuese të kërkuara.

    “E vetmja temë që kanë qenë në fokus të tyre është se ata janë të interesuar të defokusojnë nga kjo ku nuk kanë sukses, e këto janë të ashtuquajturat amendamente kushtetuese nën maskën e një të ardhmeje europiane.” – theksoi Mickoski.

    Ai tha se ka përkrahur edhe deputetin Pavle Trajanov për të kërkuar njohjen e pakicës maqedonase në Bullgari, por nuk ka pasur mbështetje nga të tjerët.

    “Ne duam që Bullgaria të respektojë vlerat europiane. Maqedonasit kanë hequr dorë shumë nga BE në 30 vitet e fundit dhe zhgënjimet janë të mëdha. Unë kam dy djem dhe nuk e di nëse njëri prej tyre do të largohet nga Maqedonia. Por unë dua që të dy të qëndrojnë dhe të fitojnë Europën dhe botën.” – ka shtuar Mickoski.

    Ai shtoi se korniza e negociatave siç është nuk është rruga e duhur për në Europë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Prokuroria për Ndjekje të Krimit dhe Korrupsionit do të udhëhiqet nga Islam Abazi

    Lajmi i rradhës

    Jeta e qytetarëve të RMV-së rëndohet çdo ditë e më shumë, shkak kriza ekonomike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë