Prokuroria për Ndjekje të Krimit dhe Korrupsionit do të udhëhiqet nga Islam Abazi

    Islam Abazi, kryetar i Prokurorisë së Lartë të Gostivarit, ka fituar zgjedhjet për kryetar të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

    Ai mori 66 vota nga gjithsej 160 prokurorë që mund të votonin. Në vendin e dytë përfundoi prokurori i Shkupit, Ermon Neziri, me 64 vota ose dy vota më pak. Ka përfunduar numërimi dhe pritet të prezantohen zyrtarisht rezultatet.

    Për dallim nga Neziri dhe Abazi, prokurorja Desa Paunovska nga Prokuroria e Lartë e Gostivarit ka një numër njëshifror të votave, ndërsa Vilma Ruskovska, e cila deri më tani ishte në krye të prokurorisë dhe kërkonte mandat të ri, mori mbi dhjetë vota.

    Prokurori i Gostivarit, Islam Abazi është i panjohur për publikun, aq sa mediat nuk kanë mundur të gjejnë as foto të fytyrës së tij.

    Rreth 160 prokurorë nga i gjithë vendi votuan sot për herë të parë për zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

    Lajmi Paraprak

    Taravari: Maqedonasit duhet të tregojnë respekt ndaj shqiptarëve dhe jo të kundërshtojnë heqjen e 20%

    Lajmi i rradhës

    “NUK KA SHUMICË PËR NDRYSHIMET KUSHTETUESE” | Mickoski beson se tani prioritet duhet të kenë qytetarët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë