“NUK KISHE KANCER FARE” | Tetovarja: Më dhanë diagnozë të rreme të kancerit të gjirit në Onkologjinë e Shkupit, më kanë hequr gjinjtë

    Një paciente nga Tetova me masektomi të dyfishtë kërkon përgjegjësi nga mjekët e Klinikës së Onkologjisë dhe Radioterapisë të cilët sugjeruan operim urgjent për shkak të dyshimit për kancer, shkruan Sloboden Peçat, përcjell Nistori.

    “Kam një lajm të mirë dhe një lajm të keq për ju. Lajmi i mirë është se nuk do të duhet t’i nënshtroheni kimioterapisë. Dhe e keqja është se ne nuk duhej t’ju hiqnim gjoksin. Nuk kishe kancer fare”.

    Këto fjali të frikshme, 56-vjeçarja S.S. nga Tetova i ka dëgjuar nga një mjek në një spital privat në Shkup në vitin 2018. Nga atëherë, jeta e kësaj gruaje ka ndryshuar tërësisht ndërsa shëndeti i saj psikik është përkeqësuar shumë.

    Ajo tash kërkon përgjegjësi nga personat që kanë shkaktuar këtë.

    “Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për heqjen e gjoksit tim për shkak të një diagnoze të rreme të kancerit. Më thanë se duhej të bëja një operacion urgjent dhe kur u kthyen rezultatet e histopatologjisë pas operacionit, në indin e gjirit të hequr, kishte mastit, jo kancer” kishte deklaruar S.S.

    S.S. është nënë dhe grua.

    Lajmi Paraprak

    Suedia rrit mbështetjen reformuese për Maqedoninë e Veriut për 20 për qind

    Lajmi i rradhës

    Shukova: Në buxhetin e Ministrisë së Ekologjisë mungojnë mbi 600 mijë euro

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë